LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora nuk do të jetë këtë vit në jurinë e “The Voice Australia” pas tri edicioneve rresht

Rita Ora nuk do të jetë këtë vit në jurinë e “The Voice Australia” pas tri edicioneve rresht

Channel Seven në Australi është në kërkim të yjeve të rinj për të plotësuar vendet e tyre në ‘The Voice Australia’ këtë vit, pasi tre anëtarë të jurisë kanë lënë karriget e tyre të kuqe.

Këngëtari Guy Sebastian mbetet gjyqtari i vetëm që rikthehet në spektakël, ndërsa Jessica Mauboy dhe Jason Derulo janë në turne dhe Rita Ora është pjesë e spektaklit “The Masked Singer America”.


Xhirimet për edicionin e ri të ‘The Voice Australia’ filluan në mars, gjatë së cilit as Jason dhe as Rita nuk janë planifikuar të jenë në karriget e anëtarëve të jurisë, shkruan DailyMail.

Ndërkohë, Jessica, 34 vjeçe, do të qëndrojë në Australi për të filluar turneun e saj “Yours Forever” në mars kur fillon prodhimi për spektaklin “The Voice” dhe nuk do të përfundojë deri në maj.

Rita Ora duket tejet me stil në Londër, teksa realizon një tjetër fotosesion për markën e modës "Primark"
Lexo po ashtu Rita Ora duket tejet me stil në Londër, teksa realizon një tjetër fotosesion për markën e modës "Primark"

Disa emra të mundshëm të yjeve të muzikës janë radhitur për të marrë vendin e tyre në serinë e rrjetit Seven, duke përfshirë Adam Lambertin, i cili do të jetë në vend gjatë xhirimeve.

Këngëtarja dhe aktorja amerikane LeAnn Rimes është gjithashtu në listë, e cila është më e famshmja për këngën e saj hit “Can’t Fight the Moonlight” nga filmi “Coyote Ugly”.

Po ashtu, është përfolur se Kate Miller-Heidke do të zëvendësojë Jessican, megjithëse asnjë nga këto emra nuk është konfirmuar ende.

Ndërkohë, Guy, 42 vjeç, pritet të qëndrojë në ‘The Voice’ për sezonin e tij të gjashtë pasi iu bashkua me spektaklin në vitin 2019, dhe që atëherë është pjesë e jurisë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Magazina
Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Kim Kardashian e ftuar nderi në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga zëvendëspresidentja Kamala Harris për të diskutuar mbi reformën në drejtësi penale

Kim Kardashian e ftuar nderi në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga zëvendëspresidentja Kamala Harris për të diskutuar mbi reformën në drejtësi penale

Magazina
Rita Ora tregon fizikun e shkëlqyer në një paraqitje sportive në TikTok

Rita Ora tregon fizikun e shkëlqyer në një paraqitje sportive në TikTok

Magazina
Kalo në kategori