Pete Davidson befason me pamjen e re - ndryshoi imazhin për rolin e një filmi

Pete Davidson ka befasuar fansat me një transformim tërësisht të ri në pamje, të cilin e ka bërë për rolin e tij të ardhshëm në filmin “Tommy Karate”.
Aktori dhe komediani është parë në xhirime në Brooklyn, me flokë të gjata e të errëta, të ndara në mes, si dhe me lente me ngjyrë.
Ndryshimi e ka bërë atë pothuajse të panjohur dhe është shumë larg pamjes së tij karakteristike.

Në film, Davidson do të interpretojë Tommy Piterën, një anëtar real të familjes kriminale Bonanno, i njohur për aftësitë e tij në artet marciale, prej nga mori edhe nofkën “Tommy Karate”.
Përveç flokëve, aktori ka ndryshuar edhe stilin e veshjes për t’iu përshtatur personazhit dhe atmosferës së botës së krimit në New York.
Filmi, i bazuar në ngjarje reale, pritet të publikohet në vitin 2027 dhe në kast janë edhe Camila Mendes, Paul Walter Hauser dhe Francesca Xuereb.

Ndërkohë, Davidson vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe për jetën private.
Ai së fundmi u bë baba i një vajze, Scottie Rose, me aktoren Elsie Hewitt, por çifti u nda pak kohë pas lindjes së saj.

Të dy kanë rënë dakord për kujdestarinë e përbashkët të vajzës. /Telegrafi/















































