Sezoni i dytë i “The Masked Singer” do të përfundojë të shtunën në mbrëmje, me një nga personazhet e famshëm të maskuar që do të kurorëzohet kampion.
Dhe përpara shfaqjes, Rita Ora zbuloi se çfarë do të veshë për paraqitjen e saj të fundit si gjyqtare në programin e të kënduarit në një seri fotografish të realizuara në prapaskenë.
Këngëtarja 30 vjeçare, ishte veshur me një fustan të zi, i cili nxirrte në pah figurën e saj mahnitëse trupore, shkruan DailyMail.
Fustani i David Korma ishte me mëngë deklarate dramatike me detaje të ndërlikuara me rruaza përgjatë vijës së qafës, në përputhje me stilin tipik të çuditshëm të Ritës.
Ylli me prejardhje nga Kosova i la flokët e saj bionde të kthyera mbrapa, ndërsa fytyra e saj dukej gjithashtu joshëse me një makijazh të lehtë.
Rita i shtoi shkëlqim të mëtejshëm pamjes së saj me një përzgjedhje të gjerdanëve dhe byzylykëve prej ari.
Ndërsa “The Masked Singer” është xhiruar paraprakisht, Rita është aktualisht ndodhet në karantinë në Australi përpara se të nisë xhirimet e “The Voice” atje, pasi është anëtare jurie në këtë spektakël.
Rita duket se ka një orar të ngjeshur me punë, pasi në fillim të kësaj jave u raportua se do të fluturonte për në Tajlandë për të filluar xhirimet tjera sapo të përfundonte në shfaqje.
Si dhe duke punuar në karrierën e saj televizive, Rita gjithashtu ka publikuar muzikë të re dhe së fundmi ka fshirë të gjitha postimet e saj në Instagram përpara lansimit të mini-albumit më të ri.
Të premten Rita publikoi një klip të ri në bashkëpunim me artistët David Guetta, Imanbek dhe Gunna.
Pamjet zyrtare të klipit tregojnë Ritën në veshjen tradicionale të Evropës Lindore, duke përfshirë një xhaketë të zezë dhe të artë të qëndisur me dorë.
Rita e ka përshkruar bërjen e videos, në të cilën ajo shfaqet edhe sipër një kali, si ‘më e vështira dhe më emocionuesja’ në karrierën e saj.
Një film i shkurtër i lëshuar në YouTube, i xhiruar në Bullgari, përfshin tri pista nga trashëgimia e përbashkët e dyshes interpretuese – prindërit e Ritës janë shqiptarë ndërsa Imanbek është nga Kazakistani.
Videoja paraqet Ritën të veshur me një veshje tradicionale shqiptare të dizenjuar dhe prodhuar me dorë në Kosovë nga stilisti Valdrin Sahiti.
Ajo tha: “Unë kam realizuar shumë video muzikore deri më tani në jetën time dhe kjo është me të vërtetë videoja muzikore më e vështirë dhe më drithëruese që kam bërë ndonjëherë”.
“Ka shumë vendndodhje, shumë temperatura të ftohta. Unë me të vërtetë dëshiroja të bëja diçka vizualisht unike dhe të krijoja një film fantastik të tokës së mrekullive”.
“Ishte kaq e mahnitshme të ishe në gjendje të përzije të gjitha këto kultura së bashku dhe të dilja me një punë që është një botë më vete”.
Ajo shtoi: “Çdo detaj i filmit ishte planifikuar me përpikëri për të krijuar diçka që ndihet kaq e vërtetë për prejardhjen time kulturore”.
“Xhirimi i filmit në Bullgari më dha një shans për të shfaqur arkitekturën e pabesueshme, peizazhin epik dhe monumentet historike – unë jam aq e ngazëllyer që mund të ndaj bukurinë e kësaj pjese të botës dhe të bëj dedikime për historinë time”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetarja Dasara Karaiskaj hedh akuza të rënda ndaj Jozit: Është homoseksual, njoh edhe partnerin e tij me të cilin ka bashkëjetuar
Gjesti provokon Eglin: A puthemi?
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Zbulohet partneri i Bernardit të Big Brother VIP
Pasi doli nga Big Brother, Gjesti me ironi e thërret në dhomën e gjumit: Amber, ku është Amberi
Një franceze la burrin e saj milioner për një lidhje me "Brad Pitt" dhe i transferoi 830 mijë euro për operacion - në fund ai doli të jetë një mashtrues me AI
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri