Rita Ora mori vëmendje teksa mbërriti në festimi i 10-të vjetorit të muzikës, ndërsa ajo dhe modelja Alessandra Ambrosio drejtuan yjet në tapetin e kuq në Los Angles të premten (3 shkurt).
Këngëtarja e talentuar, 32 vjeçe, zgjodhi një fustan shumë të tejdukshëm me detaje me pupla, ndërsa ish-modelja e “Victoria’s Secret” shfaqi këmbët e saj të tonifikuara me një mini-fustan kur mbërriti në para-ndejën e “Grammy Awards”.
Artistja shqiptaro-britanike, e cila së fundmi konfirmoi martesën me regjisoren, Taika Waititi, publikoi albumin e saj të parë debutues në vitin 2012, duke nisur karrierën e saj tashmë të suksesshme dhjetëvjeçare.
Këngëtarja e “Let You Love Me” bëri një paraqitje mahnitëse teksa kishte veshur një fustan të tejdukshëm të bërë nga një material me rrjetë ngjyrë nudo që i binte poshtë drejt kyçeve të këmbës.
Veshja përmbante detaje të zeza, me pupla që shkonin pjesshërisht rreth qafës dhe zonës së sipërme të gjoksit, dhe vazhdoi të kufizonte anët drejt këmbëve.
Fustani i tejdukshëm u kombinua me një palë taka të hapura dhe të zeza me rripa për t’u përshtatur me dukjen totale. Flokët e saj voluminoze ishin të ndara në mes që i la pas shpine me kaçurrela
Rita filloi karrierën e saj kur nisi të postonte ‘cover’ në YouTube në 2011 dhe një vit më vonë, tërhoqi vëmendjen e muzikantit anglez, DJ Fresh, i cili kishte nevojë për një vokaliste femër për këngën e tij, “Hot Right Now”.
Pas publikimit të saj, kënga kryesoi top-listat në Mbretërinë e Bashkuar në vendin e parë, duke e vënë yllin e ri në qendër të vëmendjes. Që atëherë, Ora ka publikuar gjithsej dy albume në studio: Ora (2012) dhe Phoenix (2018).
Albumi i saj i tretë në studio është planifikuar të dalë më vonë këtë vit në 2023, me një datë zyrtare ende për t’u zbuluar. Deri më tani, ajo ka fituar vlerësime të shumta, së bashku me marrjen e gjithsej 10 nominimeve të MTV Europe Music Awards dhe gjithashtu është emëruar Gratë e Vitit në “Harper’s Bazaar” në 2013.
Ajo është marrë me aspekte të tjera të industrisë së argëtimit, të tilla si portretizimi i rolit të motrës së”Christian Grey’ në filmin “Fifty Shades Of Grey”.
Ritës në event iu bashkua motra e saj e madhe, Elena Ora, e cila zgjodhi një fustan lëkure të zi pa mëngë.
Menaxherja e muzikës zgjodhi çizme të zeza me taka për të kompletuar pamjen e saj. Flokët e saj brune kaçurrelë ishin ndarë anash dhe i binin në mënyrë elegante sipër shpatullave.
Elena ka treguar mbështetjen e saj për motrën e saj më të vogël në mediat e saj sociale dhe së fundmi ka promovuar këngën më të fundit hit të Ritës, “You Only Love Me”.
Dy motrat u shprehën në të kaluarën se si punojnë së bashku si një ‘skuadër’, sipas The Mirror UK, duke shpjeguar gjithashtu se Elena ka qenë në krah të këngëtares që kur ajo u bë e famshme dhjetë vjet më parë në 2012.
“Unë jam po aq krenare për suksesin sa Rita. Por supozoj se publiku e sheh vetëm reagimin e saj ndaj kësaj. Ndihet si një gjë ekipore. Është e qartë se publiku thjesht e sheh Ritën, por për ne kështu është”, ishte shprehur motra e yllit.
Rita u fotografua gjithashtu me Francisco Costa, drejtorin kreativ të ‘Calvin Klein’, dhe dyshja e lumtur pozuan për foto së bashku.
Winnie Harlow u pa gjithashtu në eventin e Ritës, ajo veshi një bluzë me korse të printuar që shfaqte vepra arti, duke përfshirë pantallonat e njëjta.
Alessandra Ambrosio ishte po ashtu pranishme për të mbështetur këngëtaren dhe shfaqi fizikun e saj të tonifikuar në një mini-fustan të bardhë që përmbante detaje të theksuara në krahun e djathtë të veshjes.
Të ftuar të tjerë në eventin e yllit të muzikës përfshinin: Kristen Stewart, Kate Beckinsale, Tia Mowry, Chloe Sims, Vas J Morgan. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Bukuroshja nga Kosova, Mejreme Hajdaraj bën krenarë shqiptarët duke fituar në Egjipt kurorën e 'Miss Elite World 2023'

Rita Ora dhe Taika Waititi shkëlqejnë në një fotosesion për Vogue Australia - zbulojnë detaje rreth romancës dhe martesës së tyre

Pas mbarimit të Big Brother VIP Albania 2, Arbana Osmani shijon pushimet në Santorini

Martohet portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Visar Bekaj

Kush është Camille Etienne - gruaja me të cilën dyshohet se Benjamin Millepied e tradhtoi aktoren Natalie Portman

Xhensila Myrtezaj paralajmëron këngën e re, ndan imazhe tërheqëse nga xhirimet e klipit

AutoMita shpk

Shield Recruitment & HR SHPK

Telegrafi

Tregu.Biz

Scopic Software

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas
Më të lexuarat

Rama në BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Kurti jo

Babai i Kvaratskhelia zbulon klubin që Khvicha ëndërron të luajë

"Lojtarët që kryejnë marrëdhënie seksuale katër herë në muaj nuk mund të luajnë për mua" - Simeone me mendim që ka befasuar shumëkënd

Kurti: Me Escobarin dhe Lajçakun do të flasim për mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme në veri

Rita Ora dhe Taika Waititi shkëlqejnë në një fotosesion për Vogue Australia - zbulojnë detaje rreth romancës dhe martesës së tyre

Cristiano Ronaldo zbulon ndryshimin kryesor me të cilin duhej të mësohej në Arabinë Saudite