LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora “godet” Rihannan në intervistën e re, tregon se si këngët e destinuara për të i jepeshin asaj

Rita Ora “godet” Rihannan në intervistën e re, tregon se si këngët e destinuara për të i jepeshin asaj

Rita Ora ka trajtuar thashethemet për një grindje me Rihannan në një intervistë të re speciale me gazetarin Louis Theroux për BBC-në.

Të dyja artistet ishin pjesë e të njëjtës shtëpi diskografike, të quajtur “Roc Nation”, e cila është në pronësi të reperit Jay Z, dhe raportimet për një mosmarrëveshje të supozuar mes tyre kanë qarkulluar prej vitesh.


Në vitin 2015, Ora paditi “Roc Nation” në mënyrë që të lirohej nga kontrata e saj, duke pretenduar se asaj i ishte lejuar të publikonte vetëm një album, pavarësisht se kishte incizuar më shumë këngë në studion e tyre, shkruan The Independent.

Rita Ora (Foto: Ian West/PA Images via Getty Images)

“Roc Nation” kundërshtoi, përpara se të dyja palët të arrinin një zgjidhje në maj të vitit 2016.

Ora foli për përvojën në episodin e radhës të “Louis Theroux Interviews”.

“Pse nuk po publikohej muzika?”, e pyeti Theroux këngëtaren me origjinë shqiptare.

“Nuk e di”, u përgjigj Ora. “Unë kam incizuar në atë studio për dy ose tre vjet rresht. Ishte një moment i tërë që do të ndodhte, unë xhirova një klip dhe ata e larguan atë. U ndjeva vërtet e zhgënjyer”, tha Ora.

Rihanna (Foto: Emma McIntyre/Getty Images)

“Është raportuar se e gjithë muzika i shkonte Rihannas – ajo ishte padyshim artistja më e njohur – ajo po refuzonte fillimisht të gjithë muzikën dhe më pas do të merrte këngët që ishin kompozuar në studio”, tha Rita. “Sido që të jetë rezultati ishte që ju nuk mund t’i hidhnit një sy dhe ajo kishte një problem me ju”, tha 32-vjeçarja.

“Nuk mund të flas në emër të njerëzve të tjerë, por mendoj se publikisht ata gjithmonë i vënë femrat kundër njëra-tjetrës. Unë nuk kam qenë gjë tjetër veçse një fanse dhe gëzoj respekt për të dhe do të jem gjithmonë respektuese ndaj saj”, ka thënë më tej Rita Ora. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Henning Kaiser/picture alliance via Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Magazina
Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të

Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të "Louis Vuitton" në një event

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori