Ajo ka qenë e zënë me xhirimet e filmit "Twist", që do të publikohet së shpejti, ku pritet të luajë rolin e Artful Dodger.

Por Rita Ora dëshmoi se ajo nuk ka kohë për pushim, pasi u pa e pranishme në gala mbrëmjen e 50 vjetorit të organizatës së famshme bamirëse, "Centrepoint" të mbajtur në Roundhouse në veri-perëndim të Londrës të mërkurën në mbrëmje.


Krijuesja e hitit "Hot Right Now", 28 vjeçe, siguroi që të gjithë të ishin sytë tek ajo, ndërsa theksoi fizikun e saj me një veshje tejet elegante me plot shkëlqim, shkruan DailyMail.

ri scaled

Në modën e saj tipike, këngëtarja tërhoqi vëmendjen edhe pasi mbrëmja përfundoi kur u shfaq me një veshje më sportive.

rita1 1

Mbështetur në stilin ante, bukuroshja bionde ishte kombinuar edhe me disa bizhuteri, përkatësisht rrathë dhe unaza diamanti.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare dukej tejet tërheqëse kur xhupin e saj e kombinoi me një këmishë të mprehtë të veshur poshtë tij, teksa u drejtua për në shtëpi pas një nate të gjatë.

rita2 2

"Centrepoint" filloi së pari në bodrumin e Kishës së Shën Anës në Londër në vitin 1969 dhe që nga atëherë është bërë një nga organizatat bamirëse kryesore të të rinjve për strehimin e tyre në Mbretërinë e Bashkuar, duke ndihmuar mbi 9,000 të rinj të pastrehë në vit.

Si pjesë e një programi më të gjerë që zhvillon zgjidhje strehimi në Londër dhe Manchester për të mbështetur të rinjtë që lëvizin nga akomodimi i mbështetur dhe në punë, organizata bamirëse ka shndërruar një ndërtesë ekzistuese në Londrën e Jugut në një strehë me shtatë shtretër të përbashkët për të rinjtë në programet e mësimit. /Telegrafi/

rita3 2

rita4 2

rita5