LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora dhe nëna e saj kërcejnë e tunden me këngë shqip

Rita Ora dhe nëna e saj kërcejnë e tunden me këngë shqip
Foto: Rita Ora/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka qenë vetëm një vjeçe kur prindërit e saj u shpërngulën në Londër.

Por pavarësisht kësaj, ajo asnjëherë nuk e ka harruar origjinën e saj, e aq më tepër gjuhën dhe traditat.

Se është krenare për vendin prej nga vjen, Rita vazhdon ta dëshmojë edhe përmes afeksionit që ka ndaj këngëve në shqip.

Rita Ora (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver)

Së fundmi, mamaja e këngëtares, Vera Sahatçiu-Ora, publikoi një video në Instagram, ku shfaqej teksa vallëzonte me të bijën në jaht.

Intervista e Vera Orës për Telegrafin
Lexo po ashtu Intervista e Vera Orës për Telegrafin

Videoja është realizuar gjatë pushimeve të fundit të familjes Sahatçiu, në ishullin Saint Barts pak para Vitit të Ri.

Nënë e bijë shihen duke kërcyer gjithë pasion nën ritmet e hitit të njohur shqiptaro-francez “Zemër”, që këndohet nga Dhurata Dora dhe Soolking.

“Java e vallëzimit për ditëlindjen e nënë Orës, mirënjohëse për shëndetin dhe familjen”, shkroi Vera në mbishkrimin e kësaj video, duke ua kujtuar edhe kështu ndjekësve që sot feston ditëlindjen e saj të 54-të.

Me këtë rast, ajo edhe ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët, familjarët si dhe fansat e shumtë të Ritës. /Telegrafi/

Foto: Vera Ora/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Bëri një koment për ish-krerët e UÇK-së, Gold AG i reagon aktorit Enver Petrovci

Bëri një koment për ish-krerët e UÇK-së, Gold AG i reagon aktorit Enver Petrovci

Magazina
Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e

Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e "Unë biri yt Kosovë"

Magazina
Kalo në kategori