LAJMI I FUNDIT:

Vera Ora: Beteja ime me kancerin e gjirit – Rita dhe e gjithë familja ishin një mbështetje e madhe për mua

Vera Ora: Beteja ime me kancerin e gjirit – Rita dhe e gjithë familja ishin një mbështetje e madhe për mua
Rita Ora dhe Vera Sahatçiu - Ora (Foto: Thos Robinson/Getty Images/Guliver)

Sëmundja e kancerit në gji, i dha asaj kthesën më të madhe që mund t’i japë jeta – një betejë nga e cila fitorja nuk është e sigurt, por që mos-dorëzimi do t’i jepte dhuratën më të bukur, që disa vite më vonë përveç shërimit dhe rehatisë në shtëpi, do të shihte se si vajza e saj do të shënonte një ngjitje spektakolare në një yll botëror.

Nëna e fenomenit ndërkombëtar, Rita Ora, Vera Sahatçiu – Ora është një nga të mbijetuarat e sëmundjes së kancerit të gjirit. Ajo e ka përshkruar këtë periudhë të jetës si një sprovë jo e mirë, por që përkrahja e më të afërmve dhe qetësia me veten ishin çelësi me të cilin ajo i bëri ballë sëmundjes deri në fund.


Duke qenë në muajin tetor, atë që njihet ndërkombëtarisht si muaji rozë – për sensibilizimin e grave të prekur nga kanceri i gjirit, Telegrafi ka nisë një kampanjë vetëdijësuese. Vera Sahatçiu – Ora është shembulli më i mirë i shpresës për të gjitha ato gra që vuajnë nga kjo sëmundje. Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, nëna e këngëtares Rita Ora ka treguar historinë e saj të suksesit, e cila mund të jetë frymëzuese për këdo që po përballet me një betejë të tillë.

Në vazhdimësinë e intervistës, Vera Sahatçiu – Ora (e lindur Bajraktari), tregon edhe për krenarinë që ndjen të qenit nënë e një ylli botëror, e cila anasjelltas është tejet krenare për nënën e saj dhe të arriturat jetësore.

Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit – Telegrafi me kampanjë vetëdijësuese
Lexo po ashtu Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit – Telegrafi me kampanjë vetëdijësuese

Vera, jeni bërë e njohur si nëna e fenomenit ndërkombëtar, Rita Ora. Na trego pak sa krenare je me të dhe si është të jesh nëna e Ritës?

Vera Ora: Unë jam shumë krenare për Ritën dhe arritjet e saj, do them sikurse çdo nënë që është e lumtur për sukseset e fëmijëve të tyre. Mirëpo çka më ka bërë posaçërisht krenare në veçanti është fakti që ajo gjithmonë ka njohur dhe promovuar origjinën e vendin e saj, edhe pse ka qenë njëvjeçare kur ne jemi shpërngulur në Londër.

Rita Ora dhe nëna e aj, Vera Sahatçiu – Ora (Foto: Thos Robinson/Getty Images/Guliver)

Aktualisht punoni si psikiatre për NHS në Londër. Sa janë të shumta problemet që sot njerëzit kanë me shëndetin mental?

Vera Ora: Shëndeti mental gjithmonë ka qenë problem prezent, mirëpo kohëve të fundit fokusi në shëndetin mental është duke u njohur dhe diskutuar më shumë, si në media, ashtu edhe publik për rëndësinë dhe ndikimin në shoqëri.

Jemi në muajin tetor, që njihet ndërkombëtarisht si muaji i solidarizimit me gratë e prekura nga kanceri i gjirit. Shumë vite më parë edhe ju keni qenë e prekur nga një sëmundje e tillë. Na trego pak çfarë keni menduar në momentin e parë kur jeni diagnostikuar?

Vera Ora: Ka qenë një shok i papritur se në ato momente nuk mendon se do të prekesh nga kjo sëmundje e tillë. E keqja është se tërë jeta përnjëherë ndërron dhe fillova ta pyes vetën a do të mbijetoj? Posaçërisht mendoja për efektin e sëmundjes në familjen dhe fëmijët e mi. Mirëpo fatmirësisht ishte në fazën fillestare dhe pata fatin që tani kam rastin të përhap vetëdijësimin te gratë në tërë botën për këtë sëmundje.

Si e kanë pritur familja dhe rrethi juaj shoqëror momentin kur ju i keni treguar rreth kësaj?

Vera Ora: Ka qenë lajm i vështirë për të gjithë, mirëpo e kam pas përkrahjen e bashkëshortit dhe familjes, dhe intervenimin e menjëhershëm kur u ndërmerren të gjitha masat e duhura për tretman, që në rastin tim fatmirësisht rezultoj me sukses.

Jeni shprehur në disa intervista se Rita ishte “rebeluar” pak në atë kohë. Sa ndikoi në fakt te fëmijët sëmundja juaj?

Vera Ora: Duke marrë parasysh që fëmijët e mi ishin në moshë shumë të re në atë kohë, ku isha në gjendje t’i dalloj efektin dhe ndikimin që ka, mirëpo me kalimin e kohës e kam parë që kanë qenë shumë të brengosur për prindin e tyre, që është shumë normale.

Vera Sahatçiu Ora dhe Rita Ora gjatë takimit të tyre me Princin Harry (Foto: Matt Dunham – WPA Pool/Getty Images/Guliver)

Por duke mos u dorëzuar ia dolët mbanë dhe e fituat këtë betejë. Mund të na tregosh sa i vështirë ka qenë ky rrugëtim dhe sa krenare je me veten?

Vera Ora: Tretmanet të cilat merren për këtë sëmundje kanë qenë të gjata dhe të vështira, fokusimi im ka qenë i drejtuar, në një mënyrë që ta largoj vëmendjen prej sëmundjes në vazhdimin e studimeve për nostrifikimin e diplomës si doktoreshë, në Angli. Kam kaluar provimin shtetëror gjatë tretmanit dhe kjo më bëri krenare për suksesin tim personal.

Duke qenë në muajin e solidarizimit, cili do të ishte mesazhi yt që do ua jepje të gjitha grave të prekura nga kanceri i gjirit?

Vera Ora: Kisha këshilluar që të gjitha femrat të vetëdijësohen dhe t’i bëjnë kontrollet e duhura për preventimin dhe diagnostikimin sa më të hershem të kësaj sëmundje.

Me historinë tuaj të suksesit, ju jeni zgjedhur edhe ambasadore e “Future Dreams” në Londër. Na trego pak si erdhi deri te kjo?

Vera Ora: Falë profesionit tim si doktoreshë, përvojën time me sëmundjen dhe duke qenë nëna e një personaliteti të famshëm në botë, më ftuan të jem prezente në fushatën e ‘Future Dreams’ si ambasadore për të ndihmuar në vetëdijësimin e femrave për këtë sëmundje.

Vera Sahatçiu – Ora, një ambasadore e “Future Dreams” në Londër (Foto: WENDY CARRIG)

Ju njohim më shumë si nëna e Ritës, por në fakt ju keni edhe dy fëmijë të tjerë: Elenën dhe Donin. Cila është marrëdhënia juaj me ta?

Vera Ora: Njëjtë si me Ritën, pa asnjë dallim!Edhe pse Rita ka famë botërore, fëmijët e mi kanë dashurinë dhe repektin e njëjtë.

Si është një ditë e zakonshme në familjen Ora, kur të pestë anëtarët e saj janë të lirë dhe pa angazhime?

Vera Ora: Janë të rralla këto momente për arsye të angazhimeve të shumta, mirëpo kur të ndodhin janë momente të nxehta/eksplozive plot emocione, shkaku i karaktereve dhe personaliteteve të forta nga secili prej nesh.

Familja Sahatçiu – Ora, nga e majta: Besniku, Rita, Doni, Vera dhe Elena Ora (Foto: Instagram)

Duke qenë se tashmë jeni bërë me shtëpi të re në Prishtinë. Planifikoni që të vini më shpesh familjarisht në Kosovë?

Vera Ora: Gjithnjë e mendojmë dhe kemi dëshire që sa më shumë të kalojmë kohë në vendlindje.

Ju shohim shpesh në rrjetet sociale që dërgoni mesazhe sensibilizuese për njerëzit rreth shëndetit të tyre mental. Cila do të ishte këshilla jote që do jua jepje sot përmes kësaj interviste?

Vera Ora: Do t’i këshilloja të gjithë që të vetëdijësohen dhe të flasin sa më lirshëm me të afërmit, shoqet, shokët dhe familjarët e tyre apo me personelin e dedikuar për çfarëdo problemi që kanë rreth shëndetit mental.

Vera Sahatçiu – Ora, një histori e suksesshme e një gruaje që mposhti kancerin e gjirit (Foto: Vera Ora/Instagram)

Si një person që bart famë botërore dhe një jetë të ngarkuar. Ju ka ndodhur që t’i jepni edhe Ritës këshilla rreth shëndetit mental?

Vera Ora: Unë si nanë, fëmijëve të mi iu jap këshilla si çdo prind, i inkurajoj të jenë të vetëdijshëm,të lirë për të biseduar për shëndetin mental në mënyrë që ta ndihmojnë zvogëlimin dhe stigmën ndaj shëndetit mental. Gjithnjë iu them që sëmundja mentale duhet të përkrahet dhe trajtohet njëjtë si çdo sëmundje tjetër, pa turp apo diskriminim.

Vera, faleminderit shumë që ishe pjesë e kësaj interviste. Do të doje të shtoje diçka për fund?

Vera Ora: Faleminderit dhe juve, ju uroj gjithë të mirat! /Telegrafi/

Vera Sahatçiu – Ora (Foto: Thos Robinson/Getty Images/Guliver)

Në trend

Më shumë
Aksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur

Aksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur

Kronika e Zezë
Aktorja e “Kafeneja Jonë” do ta luajë bashkëshorten e Xhekut në “Çka ka Shpija”

Aktorja e “Kafeneja Jonë” do ta luajë bashkëshorten e Xhekut në “Çka ka Shpija”

Magazina
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

Lajme
PSG po përgatitet t'ia rrëmbejë Real Madridit super lojtarin nga dora

PSG po përgatitet t'ia rrëmbejë Real Madridit super lojtarin nga dora

Ligue 1
Kalo në kategori