Liam Payne dhe Rita Ora janë parë më afër se kurrë gjatë kohës së fundit.

Dyshja fillimisht u panë duke performuar në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve MTV Video Awards, duke kënduar këngën “For You”, të cilin e kishin sjell muaj më parë me videoklip.

Por, artistët kanë ndjekur për së afërmi një koncert të shqiptares tjetër, Bebe Rexha, me të cilën biondina është mikeshë e mirë.

Payne dhe Ora dukeshin në humor të mirë teksa argëtoheshin në krah të njëri-tjetrit në prapaskenë të koncertit gjersa në prapavijë dëgjohet kënga “Meant to Be”.

Theksojmë se muaj më parë u raportua se këngëtarët kanë filluar një romancë mes tyre, por që deri më tani nuk kishte asnjë dëshmi që janë së bashku.

Rita Ora dhe Bebe Rexha shkëmbyen puthje në qilimin e kuq të MTV Video Music Awards Rita Ora dhe Bebe Rexha shkëmbyen puthje në qilimin e kuq të MTV Video Music Awards

Payne kohët e fundit i kishte dhënë fund lidhjes me këngëtaren Cheryl gjersa Rita është parë në krahët e Andrew Watt.

Ndryshe, Rita së fundi ka fituar çmimin “Bashkëpunimi më i mirë” në ngjarjen e lartcekur në saje të bashkëpunimit me DJ e ndjerë Avicii.

Rita Ora i lë pak vend imagjinatës, shfaqet me fustan transparent në ceremoninë e MTV Video Music Awards Rita Ora i lë pak vend imagjinatës, shfaqet me fustan transparent në ceremoninë e MTV Video Music Awards

Ora aktualisht është duke punuar në projekte të reja muzikore për albumin e radhës. /Telegrafi/