LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora dhe Bebe Rexha u bënë bashkë për të pozuar para fotografëve (Foto)

Rita Ora dhe Bebe Rexha u bënë bashkë për të pozuar para fotografëve (Foto)

Rita Ora përsëri ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë pjesëmarrjes në gala mbrëmjen ‘Pre-Grammy’ të Clive Davis në qytetin e New Yorkut.

Shqiptarja e famshme kishte zgjedhur të rikthente stilin e viteve të njëzeta, me një fustan të bardhë, vende-vende transparent.


(Foto: Getty Images)

Kjo ka bërë që ajo të përfolet në faqet rozë të mediave kryesore botërore, duke qenë se Rita vazhdimisht guxon që të bëjë zgjedhje interesante për të veshur gjatë parakalimit në tepih të kuq.

Rita Ora shkëlqen në tapetin e kuq, Katie Holmes i bashkohet në poza (Foto)
Lexo po ashtu Rita Ora shkëlqen në tapetin e kuq, Katie Holmes i bashkohet në poza (Foto)

Në këtë eveniment ishte e pranishme edhe këngëtarja tjetër shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, e cila është kujdesur që të tërheqë vëmendjen e fotoreporterëve dhe të pranishmëve në gala mbrëmjen e të famshmëve.

(Foto: Getty Images)

Kantautorja e njohur nuk i ka lënë shumë imagjinatës me fustanin që kishte zgjedhur të vishte, i cili ishte i gjatë, por edhe i tejdukshëm.

Bebe Rexha me fustan të tejdukshëm, vë në plan të parë format e saja në evenimentin 'Pre-Grammy' (Foto/Video)
Lexo po ashtu Bebe Rexha me fustan të tejdukshëm, vë në plan të parë format e saja në evenimentin 'Pre-Grammy' (Foto/Video)

Dy shqiptaret e njohura në gjithë botën, janë takuar në këtë eveniment dhe kanë vendosur të pozojnë së bashku para fotografëve.

(Foto: Getty Images)

Të dyja dukeshin bukur, ndërsa në një pozë atyre iu është bashkuar edhe modelja e njohur, Winnie Harlow. /Telegrafi/

(Foto: Getty Images)

(Foto: Getty Images)

(Foto: Getty Images)

(Foto: Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
Një video e cila po qarkullon me të madhe në rrjetet sociale, ka bërë fansat të besojnë se fitorja ishte e manipuluar

Një video e cila po qarkullon me të madhe në rrjetet sociale, ka bërë fansat të besojnë se fitorja ishte e manipuluar

Magazina
Getinjo publikon fotografi nga

Getinjo publikon fotografi nga "burgu": Allah falëm, sepse kemi me i mërzit zullumqarët

Magazina
Modelja e cila mbylli instalacionin

Modelja e cila mbylli instalacionin "New York to Dublin" për shkak të ekspozimit të gjoksit, kishte akuzuar Kanye Westin për homoseksualizëm

Magazina
“E futën në psikiatri gjashtë muaj, kot!”, Jul Deda bën rrëfimin tronditës për të atin e ndjerë: I thanë që do i presin këmbën

“E futën në psikiatri gjashtë muaj, kot!”, Jul Deda bën rrëfimin tronditës për të atin e ndjerë: I thanë që do i presin këmbën

Magazina
Publikohen rezultatet e votimit në gjysmëfinale - Besa ishte shumë larg kualifikimit të Shqipërisë në finalen e

Publikohen rezultatet e votimit në gjysmëfinale - Besa ishte shumë larg kualifikimit të Shqipërisë në finalen e "Eurovision 2024"

Magazina
Martohet Don Arbas – Arta Bajrami publikon fotografi me çiftin e ri

Martohet Don Arbas – Arta Bajrami publikon fotografi me çiftin e ri

Magazina
Kalo në kategori