Rita Ora po vazhdon me pushimet në plazhet fantastike xhamajkiane pas angazhimeve në projektet muzikore.

Këngëtarja shqiptare javë më parë publikoi videokëngën “Your Song”. Kjo e fundit deri më tani është parë mbi 10.5 milionë herë në YouTube.


Ajo ka qenë edhe ndër vendet e para të shumë top listave botërore, duke përfshirë edhe shtetin gjerman.

Në iTunes ajo renditet në vendin e tretë dhe për këtë Rita i ka falënderuar fansat në Gjermani.

“E 3 në iTunes. Faleminderit Gjermania”, ka qenë komenti i këngëtares në Instagram.

Ndryshe, paparacitë ditën e djeshme kanë arritur ta fotografojnë këngëtaren e zvheshur në pjesën e sipërme të trupit. /Telegrafi/