LAJMI I FUNDIT:

UP me risi për pranim të studentëve, kandidatët nga komunitetet, Lugina e Preshevës dhe lista e veteranëve do të përfshihen në numrin e përgjithshëm (Video)

UP me risi për pranim të studentëve, kandidatët nga komunitetet, Lugina e Preshevës dhe lista e veteranëve do të përfshihen në numrin e përgjithshëm (Video)

Universiteti i Prishtinës dje (e enjte) ka hapur konkursin për pranim të studentëve për vitin akademik 2019/20. Ky konkurs do të jetë i hapur deri më datën 12 korrik 2019.

Projektori për mësim dhe çështje të studentëve, Hysen Bytyçi, në një intervistë për Telegrafin ka thënë se këtë vit do të pranohen 7116 studentë.

“Oferta jonë në 66 programe studimore, prej nga 61 janë programe të nivelit bachelor, ka prej tyre programe tri vjeçare, ka katër vjeçare. Po ashtu janë pesë programe tjera që janë programe të integruara siç është rasti me Fakultetin e Mjekësisë, me Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës dhe në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë. Pra këtë vit ofrojmë mundësinë për regjistrim të 7116 studentëve. Prej tyre 6206 të rregullt dhe 910 janë studentë me korrespodencë. Numri i përgjithshëm është përafërsisht i njëjtë me vitin e kaluar”, ka thënë ai.

Bytyçi ka theksuar se këtë vit risi do të jetë numri i studentëve jo shumicë, i cili është involvuar në numrin e përgjithshëm të studentëve.

“Kuotat që juanë pjesë e procesit të regjistrimit dhe këtë vit janë të involvuara brenda numrit të përgjithshëm, derisa viteve tjera ne këto kuota i kemi pasur jashtë këtij numri.

Kuotat këtë vit do të jenë në 17 për qind. Për aplikantët jo shumicë kuota është në 12 për qind, kuotë tjetër është dy për qind për aplikantët që vijnë nga Lugina, një për qind aplikantëve nga Mali i Zi dhe dy për qind aplikantëve nga Shqipëria e Maqedonia Veriore. Pra këto kuota janë të inkorporuara në numrin e përgjithshëm, dhe kjo e bënë më të zvogëluar numrin e studentëve kosovarë”, ka theksuar ai.

Bytyçi: Universiteti i Prishtinës hap konkursin për pranim të studentëve, pritet të pranohen 7116 studentë
Lexo po ashtu Bytyçi: Universiteti i Prishtinës hap konkursin për pranim të studentëve, pritet të pranohen 7116 studentë

Ndër të tjera ai ka thënë se edhe kriteret për pranim të aplikantëve jo shumicë dallojnë nga kriteret për pranim të aplikantëve kosovarë.

“Kur kemi të bëjmë me aplikantë që e kanë maturën, formula e përgjithshme si 100 për qind llogaritet bazuar në 30 për qind në suksesin e treguar në provimin e maturës, 30 për qind nga dëftesat e shkollimit paraparak, dhe 40 për qind vije nga testi që njësitë akademike e aplikojnë për programet studimore. Tek studentët jo shumicë, kemi pasur konsideratë paksa, formula mbetet e njëjta por, testi pranues zbritet në shkallën 30 për qind”, është shprehur ai.

I pyetur për procesin për pranim të aplikantëve të cilët janë fëmijë të dëshmorëve apo veteranëve, ai ka thënë se nuk do të ketë dallim sikurse viteve të kaluara.

“Vitin e kaluar ka qenë një minimum i aplikantëve. Konsiderojmë se të tillë më nuk ka sepse procesi normal nuk do të duhej të prodhonte. Nëse mbetet një numër i vogël një apo dy aplikohet në numrin e përgjithshëm të studentëve kosovarë”, ka thënë ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori