LAJMI I FUNDIT:

Rinovimi i Sergio Ramosit me Real Madridi merr kthesë, palët kanë filluar sërish bisedimet

Rinovimi i Sergio Ramosit me Real Madridi merr kthesë, palët kanë filluar sërish bisedimet

Një lajm i mirë për tifozët e Real Madridit pasi Florentino Perez dhe Sergio Ramos, janë kthyer të flasin në lidhje me rinovimin e kontratës së mbrojtësit.

Pasi refuzoi ofertën e parë të klubit, u flitë se Ramos mund të largohej.


Biseda fundit ishte e shkurtër dhe e qetë, ndërsa rinovimi mund të bëhet i dukshme së shpejti.

Real Madridi po punon që të shkurtojë kostot, veçanërisht pas pasojave të pandemisë COVID-19 e cila ka goditur rëndë futbollin.

Kërkesat fillestare të Ramos për një pagë të lartë dhe një kontratë tre-vjeçare ishin arsyet që Perez nuk mund i t’i jap përgjigje.

Klubi mendon që në këtë pushim nga lëndimi i Ramos, mund të shfrytëzohet që bisedimet të kthehen në rrugën e duhur.

Los Blancos kanë mbajtur në tavolinë ofertën e mëhershme, ndërsa Ramos ende nuk ka pranuar ndonjë propozim të ngjashëm nga një klub tjetër.

Ndërsa çdo ditë kalon pa lajme rreth klubeve tjera, duket se jemi më afër të shohim Ramos të nënshkruajë kontratën e re me Los Merengues. /Telegrafi/