Rindaya publikon këngën e re “In My Garden” - videoja tashmë në YouTube

Artistja e re Rindaya ka ardhur me projektin e saj më të ri muzikor, “In My Garden”, të cilin e ka publikuar së bashku me videoklipin zyrtar që tashmë është i disponueshëm në YouTube.
Këngëtarja ka ndarë lajmin me ndjekësit e saj në rrjete sociale, duke bërë të ditur se “In My Garden” është tashmë “Music Video OUT NOW”, ndërsa ka ftuar publikun ta shohë videon e plotë në YouTube dhe ta dëgjojë këngën në të gjitha platformat digjitale.
Kënga është shkruar dhe interpretuar nga vetë Rindaya, ndërsa producent është Despoti. Realizimi i përgjithshëm i projektit është bërë në bashkëpunim me ekipin e Rrjedha Production.
- YouTube youtu.be
Sa i përket videoklipit, xhirimet janë realizuar nga lrkvzdk, ndërsa montazhi (editimi) është bërë nga Vanesa Bellanicaa.
Një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe paraqitjes vizuale të artistes: veshjet dhe stilimi janë përgatitur nga Be_Younique, Aferdita Salihu Baftiu, si dhe nga vetë Rindaya, duke e kompletuar projektin me një identitet të qartë estetik.
“In My Garden” tashmë mund të ndiqet e plotë në YouTube (përmes linkut në profilin e artistes), ndërsa kënga është e publikuar edhe për dëgjim në çdo platformë digjitale. /Telegrafi/











































