LAJMI I FUNDIT:

Rincon, nesër për teste mjekësore te rivali i urryer i Juventusit

Rincon, nesër për teste mjekësore te rivali i urryer i Juventusit

Mesfushori i Juventusit, Tomas Rincon do t’i nënshtrohet nesër (e premte) testeve mjekësore me Torinon përpara transferimit të tij për shtatë milionë euro plus dy milionë euro tjera bonuse.

Sipas Sky Sport Italia, Tuttosport dhe burime tjera, mbrëmje e së enjtes është arritur një marrëveshje mes dy klubeve.


Torino interesohet për Arbër Zenelin
Lexo po ashtu Torino interesohet për Arbër Zenelin

Reprezentuesi i Venezuelës do të ketë testet e tij mjekësore me ekipin e Torinos të premten.

Besohet se Bianconerët do të fitojnë shtatë milionë euro dhe dy milionë euro tjera bonuse të lidhura me paraqitjen.

Rincon iu bashkua Juventusit vetëm në janar të vitit 2016 nga Genoa për tetë milion euro, ndërsa bëri vetëm 19 paraqitje për Zonjën e Vjetër. /Telegrafi/