LAJMI I FUNDIT:

Rikthimi i madh i Pejës, kualifikohet në finale

Rikthimi i madh i Pejës, kualifikohet në finale

Peja është finalistja e dytë e Superkupës së Kosovës në basketboll, pasi u rikthye fuqishëm në pjesën e dytë, duke përmbysur minusin prej 17 pikë në plus dhe për të triumfuar në fund 72:79 (23:18, 18:12, 17:22, 14:27).

Takimi ishte interesant nga fillimi deri në fund, por çerekun e parë më mirë e nisën vendasit, që kishin epërsi deri në gjashtë pikë, 17:11, derisa këtë pjesë e fituan 23:18.


Therandasit e ngritën epërsinë deri në 12 pikë, 32:20 dhe ishin në epërsi konstante, duke shkuar në pushim me rezultat 41:30.

Ylli vazhdoi me lojë të mirë edhe në periudhën e tretë, për të thelluar edhe më shumë epërsinë, që shkoi deri në 17 pikë, 58:41, megjithatë nga ky moment Peja u rikthye, duke afruar rezultatin dhe duke e kthyer atë në favor të saj për të triumfuar në fund 72:79.

Te therandasit u dalluan Valon Bunjaku me dhjetë pikë, 11 kërcime e shtatë asistime, Jalen Nesbitt me 14 pikë e 11 kërcime dhe Gëzim Morina me 16 pikë e gjashtë kërcime, ndërsa te pejanët më të mirët ishin Lis Shoshi me 21 pikë e nëntë kërcime, Justin Davis me 17 pikë e shtatë kërcime dhe Jacob Calloway me 20 pikë e pesë kërcime.

Finalja e madhe është të dielën mes Trepçës dhe Pejës në Therandë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Kalo në kategori