LAJMI I FUNDIT:

Rikthim fantastik në finale, Kameruni pas 15 viteve sundon Afrikën (Video)

Rikthim fantastik në finale, Kameruni pas 15 viteve sundon Afrikën (Video)

Ka përfunduar finalja e madhe e Kupës së Kombeve në Afrikë.

Dy Kombëtaret e mëdha, Egjipti dhe Kameruni u përballen në finalen e madhe e cila ishte tejet dramatike.


Finalja e madhe u zhbllokua vetëm pas 22 minutave lojë falë një bashkëpunimi fantastik të yjeve të Egjiptit.

Fantazisti i Romës, Mohamed Salah asistoi bukur tek mesfushori i Arsenalit, Mohamed Elneny i cili shënoi për 1-0.

‘Luanët’ siç njihen ndryshe Kameruni iu kanë kundërpërgjigjur në pjesën e dytë egjiptianëve.

Ishte mbrojtësi i Lyonit, Nikolas N’Koulou që barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 60-të duke shënuar një gol me kokë.

Kur të gjithë po mendonin se ndeshja do të shkonte në lojën shtesë, në skenë doli sulmuesi i Besiktas, Vincente Aboubakar i cili me një gol të mrekullueshëm mposhti portierin egjiptas për fitoren e madhe të Kamerunit.

Ky ishte trofeu i pestë në histori të Kamerunit që triumfon në Afrikë.

Për ta pasuruar shtetin me trofeun e pestë të Kombeve të Afrikës, Kameruni ka pritur 15 vite. /Telegrafi/