LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet në vëmendje një video e vjetër e Arionit – ai dikur kishte qenë protagonist në një nga episodet e “O Sa Mirë”

Rikthehet në vëmendje një video e vjetër e Arionit – ai dikur kishte qenë protagonist në një nga episodet e “O Sa Mirë”

Banori i “Big Brother VIP Kosova”, Arioni, është rikthyer në vëmendje në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok, për një rol që shumë fansa nuk e dinin se ai e kishte realizuar në të kaluarën.

Në këtë platformë, është shpërndarë një klip nga paraqitja e tij në episodin 101 të serialit të njohur vendor “O Sa Mirë”.

Para se të bëhej i njohur si reper, duket se Arioni ka pasur një eksperiencë në botën e aktrimit, ku ka luajtur një rol dytësor në këtë serial shumë të dashur për publikun.


Një detaj interesant është se në të njëjtin episod, i ftuar special ka qenë një nga figurat më të rëndësishme politike në Kosovë, ish-lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. Kjo i shton rëndësi paraqitjes së Arionit në një projekt të madh kulturor dhe televiziv të kohës.

@humorshqipe_002 Arion, a je ti? #osamire #arioni #bbvk3 #bigbrothervipkosova #tiktokshqip #kadriveseli #pdk #dhezipahiri #fy #fyp #shkovirale #kosova #foryouviral #humorshqip ♬ alkuperäinen ääni – Humorshqipe_002

Ky rikujtim ka ngjallur diskutime dhe komente pozitive nga fansat, të cilët e kanë komplimentuar për talentin dhe përpjekjet e tij të mëhershme artistike.

Ndërkohë, shumë nga ndjekësit e “Big Brother VIP Kosova” janë shprehur të mahnitur nga fakti se Arioni ka pasur një përvojë të tillë para se të futej në industrinë muzikore. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti flet për lidhjen me Xhenetën: Kam qenë shumë i lënduar, u kry çdo send

Gjesti flet për lidhjen me Xhenetën: Kam qenë shumë i lënduar, u kry çdo send

Magazina
Dafina Zeqiri, Fifi e Vesa Luma i dalin në përkrahje Gjestit pas bullizmit që po i bëhet në Big Brother

Dafina Zeqiri, Fifi e Vesa Luma i dalin në përkrahje Gjestit pas bullizmit që po i bëhet në Big Brother

Magazina
Nuk pajtohet me faktin që nuk ndodhet në shtëpi, Xheneta kërkon sinjal nga Gjesti për të kuptuar nëse është mirë

Nuk pajtohet me faktin që nuk ndodhet në shtëpi, Xheneta kërkon sinjal nga Gjesti për të kuptuar nëse është mirë

Magazina
Nxjerr faktet e incizimet - ish menaxheri flet pas akuzës së Gjestit: Kam investuar në të 150 mijë euro

Nxjerr faktet e incizimet - ish menaxheri flet pas akuzës së Gjestit: Kam investuar në të 150 mijë euro

Magazina
A lejohet që një grua të shkojë në klub nate? Ndizet debati në BBVK 3

A lejohet që një grua të shkojë në klub nate? Ndizet debati në BBVK 3

Magazina
Stresi organizon protestë për bullizimet ndaj Gjestit: Zbulon datën dhe vendin

Stresi organizon protestë për bullizimet ndaj Gjestit: Zbulon datën dhe vendin

Magazina
Kalo në kategori