LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet Mercedes AMG E-Class 53, por tashmë si model elektrik

Rikthehet Mercedes AMG E-Class 53, por tashmë si model elektrik

AMG-ja e radhës që do të ketë një port karikimi është Mercedes i ri E-Class 53.

E-Class e prezantuar në vitin 2016 merr një fuqi të madhe nga motori i ri elektrik, duke rezultuar deri në 603 kuaj fuqi për ta bërë atë po aq të shpejtë sa një Audi RS3.


Në vetvete, motori prodhon 442 kuaj fuqi dhe përfshin një transmision automatik me nëntë shpejtësi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Paketa AMG Dynamic Plus” e rrit performancën dhe shpejtësinë e saj maksimale në 280 km/h.

PHEV është i pajisur me një bateri 21.2 kWh e cila vjen me një karikues 11 kW dhe një tjetër shtesë 60 kW.

Brenda E 53 ka lëkurë sintetike, një timon AMG, një ekran për shoferin dhe një tjetër ekran info-argëtues.

Ekrani info-argëtues i jep qasje pasagjerit në lojëra dhe shërbime tjera të ndryshme.

E 53 e re do të hyjë në tregjet britanike muajt e ardhshëm, ndërsa Mercedes ende nuk e ka konfirmuar çmimin e saktë të saj.

Megjithatë, thuhet se çmimi i modelit të ri fillon nga 70,900 paund (mbi 80 mijë euro). /Telegrafi/