LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet kampionati në Maqedoninë e Veriut, xhiron e shtatë e hap ndeshja Shkupi – Brera

Rikthehet kampionati në Maqedoninë e Veriut, xhiron e shtatë e hap ndeshja Shkupi – Brera

Pas pauzës së shkurtë për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian 2024, rikthehet futbolli elitar.

Në kampionatin e Ligës së Parë, këtë fundjavë në program vjen xhiroja e shtatë me gjashtë ndeshje. Këtë xhiro e hap takimi Shkupi – Brera Strumicë, e cila ndeshje do të luhet të shtunën nga ora 15:00. Nga tabori bardheblu para kësaj sfide ka folur sulmuesi i ardhur këtë verë te Shkupi, Armin Hodzic.

“Pauza dy javore ka qenë efektive, në klub atmosfera është e mrekullueshme. Kemi punuar mjaft mirë dhe me shumë përkushtim gjatë kësaj periudhe. Po përparojmë çdo ditë dhe jemi të përgatitur për secilën ekip. Sigurisht se kërkojmë sukses nga ndeshja në ndeshje, që të ngritemi edhe më shumë si ekip dhe të arrijmë qëllimet tona” ka thënë Hodzic.

Në këtë përballje, Shkupi do ta luajë ndeshjen e parë zyrtare me trajnerin e ri, Mladen Zizovic. Ky është i vetmi takim që zhvillohet ditën e shtunë, përderisa pesë përballjet tjera luhen të dielën.

Katër ekipet shqiptare, Struga Trim Lum, Shkëndija, Voska Sport dhe Gostivari në këtë xhiro do të luajnë si mysafirë. Kampionët në fuqi do të përballen në Shtip me Bregallnicën, Shkëndija do të luajë në udhëtim me Sileksin në Kratovë, Voska Sport do të jetë mysafirë i Rabotniçkit në kryeqytet, përderisa Gostivari takohet me Makedonija Gjorce Petrovin.

Ndeshja tjetër që është pjesë e këtij program është edhe Tikveshi – Vardari, ku do të përballen në qytetin e Kavadarit.

Të gjitha këto takime luhen në termin të njëjtë, duke nisur nga ora 15:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kyle Walker jep një përgjigje brutale kur pyetet për mungesën e Grealish në Euro 2024

Kyle Walker jep një përgjigje brutale kur pyetet për mungesën e Grealish në Euro 2024

Përfaqësueset
Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi

Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi

Përfaqësuesja e Kosovës
Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier

Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier

Përfaqësueset
Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes

Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes

Kombëtarja e Shqipërisë
Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës

Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës

Përfaqësueset
Rekordi i jashtëzakonshëm i Spanjës që mori fund pas 16 vitesh ndaj Kroacisë

Rekordi i jashtëzakonshëm i Spanjës që mori fund pas 16 vitesh ndaj Kroacisë

Përfaqësueset
Kalo në kategori