LAJMI I FUNDIT:

RigoN: Ky është Majori ynë i tretë në CS:GO dhe duam të arrijmë në fazën tjetër

RigoN: Ky është Majori ynë i tretë në CS:GO dhe duam të arrijmë në fazën tjetër
(Foto: HLTV)

Ekipi shqiptar nga Kosova, Bad News Eagles sot (e diel) zhvillojnë një ndeshje shumë të rëndësishme në Majorin e CS:GO në Paris.

BNE do të përballen me ekipin Apeks në ndeshjen e tyre të tretë, ku ju kanë mbetur edhe dy fitore për t’u kualifikuar tutje në fazën ‘Champions Stage’.


Në një intervistë për HLTV, lojtari i ekipit shqiptar Rigon ‘rigoN’ Gashi ka folur rreth kundërshtarit të tyre dhe rreth kualifikimit në fazën tjetër.

“Ne kemi mposhtur një herë ekipin Apeks dhe do ta shohim. Por, ndjehem shumë optimist kundër tyre. Është Majori ynë i tretë në CS:GO, dhe ne duam të shkojmë në këtë arenë”, ka thënë rigoN.

Nga 16 skuadra sa janë në garë, vetëm tetë më të mirat do të kalojnë në këtë fazë.

Një grup çmimesh prej 1.250.000 dollarësh ndahet për skuadrat pjesëmarrëse në BLAST Paris Major, ku nuk mungojnë as fitimet e mëdha nga stikerat virtual të lojës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori