Rich the Kid dhe ekipi i tij ishin sulmuar në një studio në Los Angeles të martën.

Dëshmitarë okularë kanë treguar për TMZ se dhjetë herë është gjuajtur në incidentin që ndodhi në Westlake Recording Studio në Cali të Hollyëoodit perëndimor.

Usher po ashtu ishte në studio gjatë kohës së sulmit, por ai nuk ishte lënduar.

Reperi Rich the Kid ishte jashtë studios kur ndodhi ky incident dhe ishte cak i këtij sulmi. Shumë pjestarë tjerë të ekipit po ashtu ishin përfshirë në këtë incident, me së paku një truproje që keq ishte lënduar.

Policia e Los Angelesit doli në vendin e ngjarjes dhe ka marrë dëshmi për të dyshuarit e përfshirë në këtë rast.

Vetëm pak orë para këtij sulmi Rich postoi në Instagram një foto të vetes së tij me shumë para në një Lamborghini.

Kjo nuk është hera e parë që Rich ishte cak i një sulmi me motive të plaçkitjes. Në qershor të vitit të kaluar ai ishte hospitalizuar pasi dy njerëz tëm askuar hynë në shtëpinë e tij duke kërkuar para kesh dhe stoli. /Telegrafi/