Ekipi nga Allianz Arena nuk arriti që të përsërisë suksesin e madh të tripletës së madhe pasi u eliminua keq nga Real Madridi në gjysmëfinale, por Ribery mendon se sezoni ishte i suksesshëm për bavarezët.

“Në fund të ditës, ishte një sezon shumë i mirë. Ne fituam Bundesligën dhe më herët se çdo ekip tjetër”.


“Më pas, pas një performance bindëse ndaj Dortmundit, rivalit tonë të përbetuar, ne ngritëm trofeun e Kupës”.

“Të mos harrojmë, ne mposhtëm Chelsean në superkupë dhe fituam Kupën e Botës për klube. Këto janë katër tituj. Në këtë kuptim, mendoj se jam shumë i kënaqur me këtë sezon. Ne arritëm rezultate të pabesueshme me një seri prej 53 ndeshjesh pa humbje. Ne luajtëm futboll tërheqës”, ka thënë Ribery. /Telegrafi/

telegrafi sport app