LAJMI I FUNDIT:

Rezultatet dhe renditja pas javës së 29-të në Superligën e Kosovës – Ballkani konsolidohet në krye, Drita në ndjekje, Llapi bie

Rezultatet dhe renditja pas javës së 29-të në Superligën e Kosovës – Ballkani konsolidohet në krye, Drita në ndjekje, Llapi bie
Foto: FC Ballkani/Arkiv/ Facebook

Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e javës së 29-të në Superligën e Kosovës, ku nuk kanë munguar befasitë.

Ballkani fitoi ndaj Feronikelit 74 si mysafir me rezultat 2-0, ndërsa edhe Drita bëri detyrën ndaj Lirisë duke fituar me rezultat 4-2.


Gjilani mori tri pikë të mëdha ndaj Prishtinës si mysafir duke triumfuar me rezultat 3-1.

Llapi sot barazoi në Klinë ndaj Dukagjinit me rezultat 1-1, ndërsa Malisheva fitoi me Fushë Kosovën me rezultat 3-1.

Ballkani tani me 59 pikë është në krye, ndërsa Drita është e dyta me 57 pikë.

Në vendin e tretë është Llapi që ka 55 pikë, ndërsa Malisheva është pas tyre me 52 pikë.

Prishtina mbetet e pesta me 40 pikë, ndërsa Dukagjini me 37 pikë është i gjashti. Gjilani është i shtati me 33 pikë, ndërsa Feronikeli është në pozitën e barazhit me 30 pikë.

Fushë Kosova ka 20 pikë në vendin e nëntë, ndërsa Liria me 10 pikë mbyll renditjen.

Në javën e ardhshme, atë të 30-të takohen: Ballkani – Drita, Llapi – Fushë Kosova, Gjilani – Feronikeli, Liria – Dukagjini, Malisheva – Prishtina. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori