Banka Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përforcon qasjen agresive ndaj inflacionit, pavarësisht shenjave të ngadalësimit ekonomik.
Rezerva Federale rriti normën e saj bazë të interesit me 0.75 pikë përqindjeje për të dytin muaj radhazi, pasi përforcoi qasjen e saj agresive për të zbutur inflacionin në rritje, pavarësisht shenjave se ekonomia amerikane po fillon të ngadalësohet.
Në fund të takimit dy-ditor, Komiteti Federal i Tregut të Hapur rriti intervalin e synuar të normës së fondeve federale në 2.50 për qind.
Në një deklaratë që shoqëroi njoftimin, Komiteti tha se “parashikon që rritjet e vazhdueshme në intervalin e synuar do të jenë të përshtatshme”.
Ky vendim, i cili pati mbështetje unanime, zgjeroi një varg rritjesh të normave të interesit, të cilat filluan në mars dhe kanë vazhduar të rriten në vazhdimësi, teksa intensifikohen përpjekjet e FED-it për të përballuar inflacionin.
Rritja e normës të mërkurën nënkupton që Fed po hyn në ciklin më agresiv të shtrëngimit monetar që nga viti 1981. Ajo pason një rritje prej gjysmë pike në maj dhe një rritje prej 0.75 pikë përqindjeje muajin e kaluar, e para e kësaj magnitude që nga viti 1994.
Intervali i ri i synuar ka arritur atë nivel që shumica e zyrtarëve e shohin si “një normë neutrale”, e cila as nuk stimulon dhe as nuk kufizon rritjen nëse inflacioni është në objektivin 2 përqind.
Me inflacionin që po rritet me ritmin më të shpejtë në më shumë se katër dekada, priten rritje të mëtejshme të normave të interesit përgjatë gjysmës së dytë të vitit 2022, por ritmi i këtyre rritjeve është akoma duke u diskutuar. Ekonomistët janë të ndarë për faktin nëse banka qendrore do të zbatojë një rritje tjetër të normës prej 0.75 pikë përqindjeje në mbledhjen e ardhshme në shtator, apo do të zgjedhë një rritje më të vogël prej gjysmë pikë përqindjeje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
40% subvencion nga qeveria për çdo qytetar që kursen rrymë

Korporatë Rugove nënshkruan marrëveshje ekskluzive me ujin mineral Kllokoti

Inovacion në dizajnin e dritareve - sistemi modular 'Elegant' nga Deceuninck

Qeveria mban mbledhje elektronike, merr tri vendime

Importet e gazit rus në BE po vazhdojnë të bien ndjeshëm

ATK-ja ndryshon procedurat e rimbursimit

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Penthouse luksoz me pamje të mrekullueshme – gjeni vendbanimin e ëndrrave tuaja! ID-232

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Gashi: Në bazë të ligjeve të Kosovës, të arrestuarit për sulmin në veri mund të dënohen me burgim të përjetshëm

Avokati serb: Numri i serbëve të vrarë në sulmin terrorist në veri mund të shkojë deri në 10, ka edhe të plagosur

Pamje me dron të ikjës së grupit terrorist serb nga Manastiri i Banjskës

Kurti jep detaje të arsenalit të armëve të sekuestruara: Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për sponsorizimin e terrorizmit

Arrestime, armatim i sekuestruar e reagime ndërkombëtare - e tëra që ndodhi përgjatë ditës së hënë

Avokatët zbardhin dëshmitë e serbëve të arrestuar për sulmin terrorist