LAJMI I FUNDIT:

Rezarta Shkurta së shpejti me këngë të re, zbulon pak nga melodia (Video)

Rezarta Shkurta së shpejti me këngë të re, zbulon pak nga melodia (Video)

Këngëtarja Rezarta Shkurta para dy muajsh publikoi baladën e saj më të fundit “Gjysma ime”, këngë të cilën ia dedikoi bashkëshortit.

Ky projekt u pëlqye shumë, dhe arriti të marrë me mijëra klikime në kanalin YouTube.


Aktualisht, ajo është e angazhuar me biznesij e saj të fotografive “Hera Company”, por duket se nuk do ta lërë anash as muzikën.

Së fundmi, ajo ka publikuar një video në Instagram Story përmes së cilës ka treguar se ka nisur punën për këngën e re.

Përzgjedhja e saj kësaj radhe ka qenë kantautori Elgit Doda, i cili do të kujdeset për muzikën e projektit.

Nga videoja e publikuar, Rezarta ka zbuluar pak edhe melodinë e këngës, e cila duket të jetë e mrekullueshme. /Telegrafi/