LAJMI I FUNDIT:

Rexhbeçaj largohet nga Wolfsburgu, por mbetet në Bundesliga

Rexhbeçaj largohet nga Wolfsburgu, por mbetet në Bundesliga

Elvis Rexhbeçaj ka vendosur të largohet nga skuadra e tij aktuale Wolfsburg.

Mesfushori nga Kosova do të largohet nga Wolfsburg në huazim, por do të mbetet pjesë e Bundesligas.


Skuadra e tij e ardhshme është Koln, një skuadër me traditë të madhe në futbollin gjerman që ka fituar garën për yllin kosovar.

Koln ka fituar garën për t’i marrë shërbimet e Rexhebeçajt me skuadrat tjera si Augsburg, Hannover 96 e Fortuna Dusseldorf.

22-vjeçari do të qëndrojë në huazim te Koln për një vit e gjysmë dhe do të rikthehet në Wolfsburg në verën e vitit 2021.

Rexhbeçaj edicionin e kaluar zhvilloi 26 ndeshje me Wolfsburgun, por këtë edicion paraqitjet e tij kanë qenë të kufizuara.

Arsyeja e largimit të tij nga Wolfsburg ishte për të luajtur më shumë, pasi lojtari është ende i ri dhe është e nevojshme të luaj çdo javë.

Mesfushori i talentuar mund të ftohet nga Përfaqësuesja e Kosovës qysh në ndeshjet e muajit mars. /Telegrafi/