LAJMI I FUNDIT:

Revolucioni Laraman: Izolojini provokuesit, rezistoni provokimet!

‪”Revolucioni Laraman”, “Protestoj” i dënon të gjithë format e dhunës ndaj qytetarëve pa marrë parasysh nga kush janë iniciuar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Në kohë kur shteti jonë po zhytet në autokraci, ne duhet të mbetemi të vetëdijshëm dhe të bashkuar në luftën kundër atyre të cilët duan të na e marrin lirinë. Armët tona janë guximi, argumentet dhe mendimi i lirë.  E dënojmë çdo formë të agresionit sepse kjo është gjuha e pushtetit.


Nuk do të lejojmë që raste të veçuara ta nxinë piskamën tonë për liri. Rruga drejt lirisë është e vështirë dhe e mundimshme. Edhe pse është e vështirë në një kohë çmendurie të rruhet qetësia, ju ftojmë që tu rezistoni dhe ti izoloni provokuesit. Kjo na bën neve të ndryshëm nga në dhunuesit në qeveri.

Sot në bllokadën e sotme te Kisha ortodokse, një person përmes sharjeve dhe fyerjeve u përpoq dhe pjesërisht ia doli të provokojë një incident të vogël. Për fat nuk kishte të lënduar dhe personi menjëherë e lëshoi vendin” thuhet në njoftim.

Dhuna nuk është zgjidhje!, reagojnë nga “Protestoj” përmes rrjetit Social Facebook lidhur me incidentin e sotëm./Telegrafi/

Po ashtu lexo: https://telegrafi.com/incident-mes-protestuesve-dhe-kalimtareve-te-rastit-video/