LAJMI I FUNDIT:

Revoltohet Majk, thotë se nuk lejohet ta takojë djalin e tij

Revoltohet Majk, thotë se nuk lejohet ta takojë djalin e tij
Foto: Majk/Instagram

Reperi i njohur Majk është bërë së fundmi temë e mediave lidhur me një deklaratë satirike që bëri në rrjetet sociale, duke përshkruar luksin që kërkojnë vajzat e kryeqytetit, dhe që sipas tij kjo është një prej arsyeve që ai ka mbetur i pamartuar.

Pavarësisht kësaj, në orët e vona ai vendosi që sërish të reagojë në rrjetet sociale, kësaj here duke zbardhur disa të vërteta të hidhura nga jeta personale e tij.


Majk tregon pse nuk po martohet: Femrat e sotme të papuna e me take dhe çanta të dorës 1000 euroshe
Lexo po ashtu Majk tregon pse nuk po martohet: Femrat e sotme të papuna e me take dhe çanta të dorës 1000 euroshe

Përveç akuzës ndaj mediave, për të cilat thotë se kanë elaboruar shumë në privatësinë e tij, reperi përmend edhe një fakt të hidhur për djalin e tij, e që duket të jetë si një thumb ose dedikim ndaj bashkëshortes.

Majk thotë se pavarësisht gjithçkaje, askush dhe asgjë s’mund ta mbajë larg djalit të tij, duke lënë kështu të aludohet se e ëma e djalit të tij, ish-e dashura Majlinda Zeka, nuk po e lejon mjaftueshëm reperin që të takohet me birin e tij.

“Edhe si zakonisht media heshtin kur unë e tregoj anën time të mirë…po s’ka lidhje, Zoti është me mua, të kam besuar prej se e mbaj mend veten, edhe s’ndalem duke besuar në të, se kurrë s’më ka lënë në baltë…vonon po nuk harron kurrë. Zoti është krejt çfarë kam e çfarë më duhet. Nuk mundeni me rrëzua një luan si unë kurrë, as me më ndalu ta dua djalin tim, as të më ndalni pa e pa…kurrë”, janë fjalët e Majk në InstaStory.

Foto: Majk/InstaStory

Ndërkohë, vetëm pak minuta më vonë, ai publikon edhe një shkrim tjetër në anglisht, ku shkruan: “Zemra e luanit”.

Foto: Majk/InstaStory

I njëjti po ashtu ka zbuluar se fajtore për krejt këtë është nëna e djalit që sipas Majkit, nuk po e lë të takohet me të, dhe këtë e ka treguar gjatë një replike me një fanse në Instagram.

Djalin tim nuk më len me pa nëna e vet vetëm pse jena nda, edhe s’mundet të kuptojë edhe ta marrë ndarjen si proces jetësor edhe si diçka që është bërë”, ka qenë përgjigja e Majkit drejtuar fanses.

Foto: Majk/Instagram

Me këtë deklaratë, ai duket se po e shpreh revoltën e largësisë ndaj djalit të tij, që mesa duket është krijuar nga rrethanat prindërore dhe zhurma mediatike. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori