LAJMI I FUNDIT:

Revista e njohur franceze France Football: Momentet kryesore të Kosovës, që ndikuan në rritjen e saj, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje drejt EURO 2020

Revista e njohur franceze France Football: Momentet kryesore të Kosovës, që ndikuan në rritjen e saj, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje drejt EURO 2020

Revista e njohur franceze “France Football”, i ka kushtuar një artikull Përfaqësueses së Kosovës, nga krijimi deri tek momenti i tanishëm, ku jemi larg vetëm dy ndeshje nga kualifikimi historik “EURO 2020”.

“Të krijuar në vitin 2014 dhe të anëtarësuar në UEFA dhe FIFA që nga viti 2016, Kosova është vetëm dy ndeshje larg një kualifikimi historik për EURO 2020, ku sot luan ndaj Maqedonisë së Veriut”, shkruan France Football.


Ata kanë zgjedhur momentet më të mira të Kosovës, ndër vite, deri tek momenti final.

3 qershor 2016: Ndeshja e parë, fitorja e parë

Derisa Kosova sapo i ishte bashkuar UEFA-s, skuadra e drejtuar nga Albert Bunjaki fillon historinë e saj me një ndeshje miqësore në fillim të verës 2016. Në këtë takim të parë zyrtar, Dardanët u përballën me Ishujt Faroe, ku fituan 2-0. Albert Bunjaki dhe lojtarët e tij nuk e dinin, por do të duhet të prisnin gati një vit e gjysmë për të shijuar përsëri suksesin.

2016-2017: Të mësuarit në rrugë të vështirë

Cikli i parë kualifikues në një garë ndërkombëtare menjëherë i rikthen Dardanët në realitet. Duke rënë në një grup me Finlandën, Turqinë, Islandën, Ukrainën dhe Kroacinë, nuk doli i suksesshëm.

Me vetëm një barazim ndaj Finlandës, Kosova humbi në nëntë takimet tjera, mes tetorit 2016 dhe tetorit 2017. Fitorja tjetër erdhi në nëntor të vitit 2017, kur fituan ndaj Letonisë (4-3).

2 Mars 2018: Emërimi i Bernard Challandes si trajner

Në kërkim të një frymëmarrje të re pas këtyre dy viteve të para të vështira, federata vendosi të emërojë Bernard Challandesin në postin e trajnerit.

Tekniku zviceran, kishte të kaluar në stolin e Armenisë. Para Ligës së Kombeve në shtator 2018, mori në tri fitore radhazi në miqësore kundër Madagaskarit, Burkina Faso dhe Shqipërisë. Fillimi i një serie madhështore dhe entuziazmi.

20 nëntor 2018: Inkuadrimi në Ligën C të Ligës së Kombeve

Në këtë garë të re, Kosova tregon progresin e saj. Në Ligën D, ata ishin në një grup me Maltën, Ishujt Faroe dhe Azerbajxhanin. Pas dy viteve të vështira, në këto gjashtë ndeshje Kosova nuk di për humbje. Në fund, ata morën katër fitore dhe dy barazime.

Në ndeshjen e fundit, Kosova mposhti me spektakël Azerbajxhanin me rezultat 4-0 në “Fadil Vokrri”.

7 shtator 2019: Republika Çeke, goditja e parë e madhe

Pas vitit të tyre të shkëlqyeshëm në vitin 2018, kosovarët fillojnë marsin e vitit 2019 në kualifikimet për Euro 2020.

Pas një barazimi inkurajues në ndeshje miqësore ndaj Danimarkës (2-2, 21 mars 2019), Kosova do të sfidojë parashikimet.

Pas dy barazimeve në hapje të ciklit kualifikues kundër Bullgarisë dhe Malit të Zi, ‘Dardanët’ do të fitojnë në tokën e Bullgarisë (3-2). Një fillim i mirë që do të marrë një dimension krejt të ri në fund të verës.

Në Prishtinë, në shtator, Kosova mposht Republikën Çeke (2-1) dhe arrin goditjen e parë të madhe në historinë e saj.

10 shtator 2019: Ndeshja më e mirë

Tri ditë më vonë, Kosova shkon në Southampton për t’u përballur me Anglinë, kombëtarja më prestigjioze në grup. Përkundër mungesave të shumta, Kosova kishte një seri prej 18 muajsh dhe 14 ndeshje pa humbje që nga ardhja e trajnerit të ri.

Kosova do të ofrojnë një takim të mrekullueshëm ndaj Anglisë. Pasi në pjesën e parë ishin duke humbur 5-1, në pjesën e dytë u kthyen dhe shënuan dy herë, ndërsa kishin rast të mirë për 5-4.

8 tetor 2020: Një hap larg EURO?

Të tretët në grupin kualifikues për EURO2020 pas Anglisë dhe Çekisë, paraqitja e shkëlqyer e Kosovës në Ligën e Kombeve iu ofron atyre një mundësi të dytë për t’u kualifikuar në garën kontinentale.

Sfida është e thjeshtë: Fitoni dy ndeshjet play-off kundër Maqedonisë, së pari, pastaj kundër Gjeorgjisë ose Bjellorusisë. Asgjë e pakapërcyeshme për një kombëtare që nuk ka pushuar së befasuari në dy vitet e fundit. Ndalesa e parë e tyre është këtë të enjte në Maqedoni. Për t’i ardhur një hap më afër euros … /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Premier League
Zbulohen detajet e pagës së majme që do të marrë Mbappe tek Real Madridi

Zbulohen detajet e pagës së majme që do të marrë Mbappe tek Real Madridi

La Liga
Spikeri thirri emrin e Mbappes në stadium, tifozët e PSG-së me veprim që pak kush e ka pritur

Spikeri thirri emrin e Mbappes në stadium, tifozët e PSG-së me veprim që pak kush e ka pritur

Ligue 1
Derisa disa e vërshëllyen, një pjesë tjetër e tifozëve të PSG-së shfaqën befasinë për Mbappen

Derisa disa e vërshëllyen, një pjesë tjetër e tifozëve të PSG-së shfaqën befasinë për Mbappen

Ligue 1
Veprimi i shëmtuar i PSG-së në momentin që Mbappe publikoi videon lamtumirëse

Veprimi i shëmtuar i PSG-së në momentin që Mbappe publikoi videon lamtumirëse

Ligue 1
Ten Hag reagon ashpër pas gabimit brutal të Casemiros

Ten Hag reagon ashpër pas gabimit brutal të Casemiros

Premier League
Kalo në kategori