LAJMI I FUNDIT:

Reperi Mac Miller la pasuri në vlerë shtatë milionë dollarë, pas vdekjes së tij tragjike nga një mbidozë aksidentale

Reperi Mac Miller la pasuri në vlerë shtatë milionë dollarë, pas vdekjes së tij tragjike nga një mbidozë aksidentale
Mac Miller (Foto: Dale Berman/Getty Images/Guliver)

Mac Miller kishte lënë pas një numër të konsiderueshëm të pasurive pas vdekjes së tij të parakohshme nga mbidoza në shtatorin e kaluar.

Reperi i lindur në Pittsburgh, Pensilvani, i cili vdiq në moshën 26-vjeçare, kishte të paktën afër shtatë milionë dollarë në pronësi në kohën e vdekjes së tij, thuhet sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga TMZ.

Në pasuritë e Mac: afër pesë milionë dollarë janë asete në master regjistrimi të këngëve dhe afro 1.5 milion dollarë në honorare muzikore, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

MAC Miller (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Të drejtat e publicitetit përbëjnë një tjetër shumë 154 mijë dollarësh.

Për më tepër, Mac – emri i lindjes i të cilit ishte Malcolm James McCormick – kishte rreth 180 mijë dollarë pasuri në një kompani të quajtur Mac Miller LLC.

Dokumenti i detajuar gjithashtu rendit një koleksion të konsiderueshëm të argjendarisë, me copa që arrijnë deri në rreth 154 mijë dollarë.

Midis këtyre artikujve: një byzylyk Presidencial prej 31 mijë dollarësh, një orë Rolex 20 mijë dollarëshe dhe një gjerdan lidhës kuban me vlerë 14 mijë dollarë.

Në përmbledhje të pasurisë së tij, rreth 20 mijë dollarë janë në mobilje shtëpiake, 15 mijë në elektronikë dhe një veturë modeste BMW, me vlerë pak më shumë se 6 mijë dollarë.

Më parë TMZ kishte raportuar se Mac kishte lënë mbi katër milion dollarë pasuri, përfshirë këtu edhe aksionet në Facebook, në emër të prindërve dhe vëllait të tij.

MAC Miller ishte i njohur si i dashuri i këngëtares së madhe botëror, Ariana Grande (Foto: Getty Images/Dave Hogan for One Love Manchester/Guliver)

Vdekja e Mac tronditi komunitetin e muzikës, pasi ai rastësisht u gjet i vdekur në kombinim fatal të fentanilit, kokainës dhe alkoolit.

28-vjeçari Cameron James Pettit, është tregtari i akuzuar për furnizimin e Mac me tableta të falsifikuara Oksikodon, që përmbajnë opioid vdekjeprurës Fentanil.

Një vit pas vdekjes, prokurorët akuzojnë njeriun që i shiti fentanil të falsifikuar Mac Millerit duke e çuar drejt vdekjes
Lexo po ashtu Një vit pas vdekjes, prokurorët akuzojnë njeriun që i shiti fentanil të falsifikuar Mac Millerit duke e çuar drejt vdekjes

Sipas një ankese penale prej 42-faqesh, i akuzuari i dha reperit pilulat e njollosura pasi Mac kërkoi “percs” shkurtesë për Percocet, një markë e njohur e oksikodonit e kombinuar me Acetaminofen në një pilulë.

Pettit aktualisht është në pritje të vendimit të gjyqit. /Telegrafi/

Mac Miller (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina

"Babi e ka thy televizorin", Buci flet për momentin viral në Big Brother - zbulon nëse flet me Santianën

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Kalo në kategori