LAJMI I FUNDIT:

Rënia e temperaturave, KRU “Hidrodrini” iu bën thirrje konsumatorëve: Izoloni ujëmatësit!

Rënia e temperaturave, KRU “Hidrodrini” iu bën thirrje konsumatorëve: Izoloni ujëmatësit!

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini”, ka dalë me një rekomandim-udhëzim për konsumatorët e saj, pas rënies së temperaturave në vend.

Kompania ka bërë thirrje për kujdes të shtuar në mirëmbajtjen e ujëmatësve gjatë stinës së dimrit.


“Tubacionet/instalimet brenda pronës tuaj përfshirë këtu edhe ujëmatësit mund të ngrihen nga fillimi i motit me temperatura të ulëta, nëse ata janë të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj kushteve të motit”, thuhet në komunikatën për media.

KRU “Hidrodrini” ka dhënë disa rekomandime se si të veprohet në raste të tilla.

“Në bllokun e banesor (puseta me ujëmatësin kryesor) apo në shtëpitë private merrni masa dhe izoloni ujëmatësin, në mënyrë që të mos vie deri tek ngrirja. Bëni izolimin në pusetat ku e kanë të vendosur matësin e ujit”, bëhet e ditur mes tjerash.

“Tubat që kanë më shumë gjasa të ngrihen janë ato që janë në mur të pa-izoluar mirë, garazhe, bodrume dhe ata të vendosur cektë nën sipërfaqen e tokës. Shtoni izolimin në mure të jashtme kudo që të jetë e mundur dhe mbyllni (vishni) gypat me izolim në garazhe dhe bodrume si dhe medoemos bëni izolim të brendshëm ujëmatësit, me materiale që pengojnë ajrin e ftohtë”.

Sipas ujësjellësit, konsumatorët janë përgjegjës për mbrojtjen ujëmatësve dhe tubave të ujit (të brendshëm ose të jashtëm/në pronën e tyre).

“Andaj, kujdes në izolimin e tyre!”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Çfarë monedhe do të kishte Skocia e pavarur?

Çfarë monedhe do të kishte Skocia e pavarur?

Ekonomi
Kalo në kategori