Piloti i Red Bull, Max Verstappen, fitoi garën për Çmimin e Madh të Hungarisë, pasi e nisi garën nga pozita e 10-të dhe arriti fitoren duke bërë një vozitje të shkëlqyer.

Vendin e dytë e zuri Lewis Hamilton, me mbi dhjetë sekonda prapa, dhe i treti ishte një tjetër pilot i Mercedesit, George Russell, i cili e nisi nga ‘pole-position’.

Vendin e katërt e zuri Carlos Sainz i Ferrarit, të pestin Sergio Perez, ndërsa Charles Leclerc duhej të kënaqej me pozitën e gjashtë.

Versttappen vazhdon të kryesojë renditjen e përgjithshme për pilotë me 258 pikë,  80 pikë më shumë se Leclerc që është i dyti me 178 pikë, kur kanë mbetur edhe nëntë gara deri në fund.

Reklama

Perez është i treti me 173 pik, Russel i katërti me 158 pikë, ndërsa Sain dhe Hamilton zënë vendet pesë dhe gjashtë.

Reklama

Sa i përet renditjes së konstruktorëve, Red Bull është i pari me 431 pikë, të ndjekur nga Ferrari me 334 pikë.

Pas tyre vjen Mercedes me 304 pikë, /Telegrafi/