Trajneri i Kombëtares Shqiptare Edi Reja doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp, në prag të ndeshjes eliminatore të Euro 2020-ës, ndaj Turqisë, në Stamboll.
Ai evidentoi forcën e turqve, veçanërisht në repartin e avancuar, ndërsa tha se për të marrë rezultat pozitiv, kuqezinjtë duhet të japin maksimumin në këtë takim.
Sa ka ndryshuar Shqipëria nga ndeshja e parë dhe a besoni në një rezultat pozitiv nesër?
Grupi i Shqipërisë funksionon dhe është në përmirësim të vazhdueshëm. Ne kemi në konsideratë lojtarë të mëdhenj të kombëtares turke si Calhanoglu, Burak Yilmaz apo Cenk Tosun, që unë i ndjek dhe i njoh mirë. Duhet të bëjmë një garë të mirë dhe të japim 100%, për të shpresuar që të dalim me një rezultat pozitiv. Duhet të jemi të përqendruar maksimalisht, pasi vetëm kështu mund t’ia dalim të marrim një rezultat të mirë.
A mund të konfirmohet Shqipëria që luajti ndaj Islandës? Nëse po, sa peshojnë mungesat?
E dimë të gjithë rëndësinë e Hysajt, por kushdo që të luajë, do të bëjë mirë dhe jam i sigurt. Duhet të bëjmë disa vlerësime para ndeshjes, pasi presim disa përgjigje nga kjo ndeshje dhe shpresoj që të jenë të gjitha pozitive. Dua të shoh që vazhdon rritja dhe që lojtarët e rinj mund të përfshihen lehtësisht në formacion.
Ju e keni parë ndeshjen e parë në Shkodër. Çfarë do të ndryshoni nesër, për të mos parë të njëjtat gabime?
Nuk kam parë vetëm këtë ndeshje, por kam parë Turqinë në të gjithë ndeshjet që ka luajtur në shtëpi, veçanërisht atë ndeshje ndaj Francës, ku fitoi pastër. Duhet të jemi shumë të zotë në këndvështrimin taktik dhe të mos lejojmë hapësira, pasi kështu mund të ndëshkohemi nga lojtarët vendas, që disponojnë bagazh të lartë teknik. Pres një ndeshje intensive gjatë gjithë 90 minutave, sepse mjafton një shpërqendrim i vogël, për t’u ndëshkuar nga ndeshje të tilla.
A do të ketë ndonjë debutues nesër në fushë?
Debutues nuk do të ketë, por në pankinë do të jenë dy futbollistë, që mund të luajnë në lojë e sipër, por jo nga fillimi.
A mund të konsiderohet ndeshja me Turqinë një finale për ju, apo po përgatisni skuadrën për edicionin e ardhshëm?
Kjo është një ndeshje që na lë jashtë, ose na jep mundësi të vazhdojmë të ëndërrojmë për një vend në Evropian, ndaj për këtë është shumë e rëndësishme që të bëjmë më të mirën dhe të dalim me një rezultat pozitiv. Ne di dimë vlerat e kundërshtarit, por na duhet vetëm fitorja dhe për t’ia dalë, duhet të evitojmë gabimet.
Çfarë keni ndryshuar nga Shqipëria e 6 muajve më parë, kur ju e patë ndeshjen nga tribuna?
Ajo ishte një ndeshje e luajtur pa intensitetin e duhur, por tani kam besim te puna që kemi bërë dhe te loja që shfaqim. Duhet të shmangim mungesën e përqendrimit, pasi në nivele të tilla, çdo gabim kushton shumë. /SS/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën
E papritur, Eros Grezda tërhiqet nga futbolli?
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin
"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert