Kombëtarja Shqiptare mbërriti mesditën e sotme në Tel Aviv, aty ku nesër në mbrëmje do të përballet me Izraelin në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kombeve, ndërsa trajneri Edy Reja doli në konferencën e zakonshme për shtyp, ku foli për gjendjen e skuadrës në prag të sfidës.
Trajneri italian i kuqezinjve tha se gjatë kësaj jave kjo sfidë është përgatitur si një finale, pasi Shqipërisë i bën punë vetëm fitorja në Izrael, teksa u shpreh se mungesat nuk do të ndikojnë, por do të vendosë vetëm dëshira e futbollistëve në fushë.
A e keni trajtuar si një ndeshje finale dhe a është kjo një finale për Shqipërinë?
Nëse duam të shpresojmë për vendin e parë, nuk kemi asnjë zgjedhje tjetër, përveçse të marrim fitoren nesër këtu. Ne kemi vetëm një pikë dhe kundërshtari 5, ndaj jemi të dënuar të fitojmë, për të qenë brenda objektivave. Do t’u kërkoj të gjithë lojtarëve që në fushë të zbresin për të dhënë maksimumin. Kemi punuar shumë këtë javë dhe kemi treguar shumë vëmendje në aspektin taktik, ndaj jam i bindur që do të bëjmë një ndeshje shumë të mirë. Duhet të kërkojmë fitoren, por edhe të bëjmë kujdes, pasi e dimë që kundërshtari mjaftohet edhe me një pikë dhe për më tepër, ka një kundërsulm shumë të rrezikshëm. Shpresojmë që të kemi në krahun tonë edhe fatin, apo episodet, që herët e tjera na kanë penalizuar.
Si ndihesh në Izrael para një ndeshjeje të rëndësishme? Si e sheh mungesën e Zahavit për kundërshtarin?
Ne e dimë forcën e Zahavit, megjithatë kushdo që të luajë në vend të tij, do të japë maksimumin. Nuk ndikojnë fare mungesat, por diferencën mendoj se do ta bëjë dëshira për të fituar. E njohim kundërshtarin dhe e dimë forcën e tij, por nesër do të fitojë skuadra që ka më shumë dëshirë për të fituar dhe do të zbresë në fushë me mentalitetin e duhur.
Kujt do t’i peshojnë më shumë mungesat, Shqipërisë apo Izraelit?
Nuk do të peshojnë aspak mungesat, por forma fizike dhe dëshira për të dhënë maksimumin e për të fituar. Duhet të shkojmë në fushë dhe të luajmë, pasi përtej mungesave, në grup edhe ne edhe Izraeli kanë lojtarët e duhur për të luajtur. Nesër unë pres që të tregohemi një skuadër e vërtetë, duke luajtur pa frikë dhe pa asnjë ndjenjë inferioriteti.
Si e keni përgatitur sfidën me Izraelin?
Ne e njohim mirë Izraelin dhe e dimë si luan, ndaj jemi përgatitur mbi bazën e këtyre njohurive, por më pas në fushë ndryshojnë gjërat. Duhet të përballojmë presionin, sidomos në minutat e para dhe më pas të tregohemi të vëmendshëm, të fitojmë sa më shumë dyluftime dhe mbi të gjitha, të shfrytëzojmë rastet tona të shënimit. Duhet të bëjmë një ndeshje perfektë, si në aspektin mbrojtës, ashtu edhe atë sulmues, pasi na duhet fitorja dhe kjo arrihet duke shënuar. /SS/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohet biseda mes gjyqtarit kryesor dhe atij në VAR pas penalltisë së akorduar kundër Barcelonës
Salah arrin marrëveshje për një kontratë dy vjeçare
Bekimi Isufi tregon historinë se si "një ëndërr" nga presidenti i klubit e largoi nga Ballkani
Wirtz pritet të thyej rekordin e transferimeve në tregun gjerman, tre gjigantët evropianë pas tij
'Jam i zhgënjyer': Kounde përmend problemin më të madh të Barçës pas rezultateve jo të mira
I shkarkuar në mënyrë të turpshme nga Barcelona, Xavi ka një mesazh tani për klubin katalunas
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Dridhet Peja, mbështetje masive për Egzon Kelmendin - Elkosin
Erdogan shpreson se rebelët sirianë do të vazhdojnë avancimin, por ngre alarmin për diçka
Në Siri, një diktator është nën rrethim. A do ta shpëtojë dikush?
Presidentja Osmani shtrëngon duart me Presidentin Trump në Paris, del video e takimit
Gruaja dhe fëmijët i ikin në Rusi, i paqartë fati i presidentit sirian al-Assad
Opozita pretendon se buxheti i vitit 2025 është anti-kushtetues, çka nëse dërgohet ai në Kushtetuese?