LAJMI I FUNDIT:

Reja: E prisja një ndeshje të vështirë, ua dhuruam fitoren

Reja: E prisja një ndeshje të vështirë, ua dhuruam fitoren

Trajneri Edy Reja u shfaq i qetë në intervistën pas ndeshjes, ku pësuan humbje në shtëpi ndaj Lituanisë me rezultat 1-0.

Reja e pranoi se e priste që të ishte një ndeshje e komplikuar, për shkak të gjendjes fizike të futbollistëve kuqezi.

Ju zhgënjen rezultati apo loja e skuadrës sot?

Si rezultati, ashtu edhe loja. Për fat të keq kemi gjetur përballë një kundërshtar në formë mjaft të mirë që na e bëri të vështirë ndeshjen. Më pas bëmë edhe atë gabim që na kushtoi humbjen e ndeshjes, por është momenti të shohim përpara.

Skuadra pati disa goditje standarde, a patët punuar edhe në këtë aspekt për të shkuar te goli?

Nuk është se lojtarët nuk i bënë detyrat dhe patëm edhe disa raste, që nuk mundëm t’i shfrytëzonim dot. Përballë kishim një kundërshtar shumë të mirë në aspektin fizik dhe psikologjik, që na vuri shumë në vështirësi. Më pas erdhi edhe ai gabim, ku pësuam, pasi 0-0 mund të ishte rezultat më i drejtë. U pata thënë lojtarëve të mos bënin gabime, pasi kundërshtarët janë të rrezikshëm në zbritjet në kundërsulm dhe pikërisht në një rast të tillë u ndëshkuam.

Për disa minuta luajtët edhe me 4 në mbrojtje. A mund të jetë një rreshtim i vlefshëm për të ardhmen?

Sa i përket rreshtimit, shumë skuadra në botë po luajnë me tre në mbrojtje, ndaj nuk është një shpikje e jona dhe nuk është problem skeme. Ne vuajtëm gjendjen fizike të kundërshtarit dhe e kisha parashikuar këtë, por mendoj se ndeshjen ua dhuruam me atë gabim, për të cilin më vjen keq. Më vjen keq për lojtarët, të cilët ishin të mërzitur, por edhe për tifozët, megjithatë duhet të shohim përpara. /Supersport/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori