LAJMI I FUNDIT:

Regragui flet për Kroacinë: Janë popull me 4 milionë banorë, por shikoni çfarë talenti kanë – luajmë për fitore

Regragui flet për Kroacinë: Janë popull me 4 milionë banorë, por shikoni çfarë talenti kanë – luajmë për fitore

Përzgjedhësi maroken, Walid Regragui, ka folur për ndeshjen kundër Kroacisë për vendin e tretë në Kampionatin Botëror dhe siç tha vetë, ka shumë respekt për kroatët dhe dëshiron që lojtarët e tij të bëjnë maksimumin për të fituar medaljen e bronztë.

Ai ka thënë edhe pse lojtarët e tij janë të lodhur dhe të rraskapitur fizikisht dhe mendërisht, ai pret që ata të luajnë “me zemër dhe kohë të pastër”.


“Ne duam të fitojmë, lojtarët e dinë që nuk është njësoj të jesh i treti dhe i katërti. Duam ta mbyllim Botërorin në Katar me fitore”.

“Na pret një ndeshje e rëndësishme, pavarësisht zhgënjimit të humbjes nga Franca në gjysmëfinale, shpresonim në finale, por edhe në këtë ndeshje do të bëjmë maksimumin, jemi të lodhur, të rraskapitur si fizikisht ashtu edhe mendërisht, kjo është arsyeja pse unë jam duke menduar se si të mbledh ekipin, por ne do të luajmë zemra dhe koka të pastra”, ka thënë ai.

Kroatët ishin favorit në ndeshjen e parë të fazës së grupeve, por nuk pati fitues dhe trajneri i Marokut beson se situata tani është dukshëm ndryshe.

“Kam respekt të madh për Kroacinë dhe ekipin e saj kombëtar. Ata kanë vetëm katër milionë banorë, por shikoni sa të talentuar janë dhe shikoni bashkësinë e tyre”.

“Ata kanë futboll të madh klubesh, një mentalitet të madh dhe në fund të gjithë kësaj ata luajnë në klubet më të mira. Modric është i jashtëzakonshëm, ai ka 37 vjeç, por shikoni se si po luan. Ai është një nga lojtarët më të mirë në Kupën e Botës në Katar dhe jam i sigurt se dëshiron ta përfundojë garën me stil”.

“Ata ishin favorit në ndeshjen e parë dhe besoj se kemi fituar respekt dhe nesër do të jetë një ndeshje shumë ndryshe. Synimi ynë është të fitojmë”, ka thënë Regragui.

Ndeshja ndërmjet Kroacisë dhe Marokut do të luhet të shtunën me fillim nga ora 16:00. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Boks
Kalo në kategori