LAJMI I FUNDIT:

Regjistrimi në shkolla të mesme të Maqedonisë për herë të parë me aplikim elektronik

Regjistrimi në shkolla të mesme të Maqedonisë për herë të parë me aplikim elektronik

Për herë të parë sivjet është mundësuar aplikim elektronik për regjistrim në shkollat e mesme në vend. Aplikimi i nxënëse do të jetë përmes likut në portalin për shërbime elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) https://e-uslugi.mon.gov.mk me paralajmërim special për nxënësit e shkollave të mesme përmes llogarive personale shfrytëzuese në schools.mk.

Nga MASH thonë se qëllimi i shërbimit të ri digjital është optimizimi i procesit të plotë të regjistrimeve në shkollat e mesme dhe se aplikimi elektronik nuk do t’u marrë më shumë se 5 deri në 10 minuta.


Në periudhën e theksuar derisa sistemi për aplikim është i qasshëm për nxënësit, ata do të mund të kryejnë azhurnim, ndryshim dhe plotësime të aplikimeve të tyre dhe të kenë inspektim në numrin e përgjithshëm të pikëve nga suksesi, pa pikë nga diploma. Vërtetimi i diplomës dhe futja e pikëve nga diplomat e kryejnë komisionet nga shkollat e mesme.

Nëse nxënësit deri më 15 qershor të vitit 2022 nuk kanë marrë ende certifikatën për klasën e IX-të, do të shënojnë notat e tyre të regjistruara në e-ditar. Në fushën e certifikatës për klasën IX (në fushën e bashkëngjitjes) ata do të bashkëngjisin një dokument/imazh (imazh e-ditari) dhe në këtë mënyrë plotësojnë aplikimin. Vërtetimi nga klasa e IX do të dorëzohet detyrimisht në shkollë me dorëzimin e të gjithë dokumentacionit të kërkuar në datat 16 dhe 17 qershor.

Rang-lista preliminare e renditjes së nxënësve të regjistruar do të publikohet më 16 qershor 2022 në ueb faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës http://www.mon.gov.mk, gjegjësisht në https://e-uslugi.mon.gov.mk jo më vonë. se ora 9.

Dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkolla do të jetë më 16 qershor nga ora 12 deri në ora 19 dhe më 17 qershor nga ora 7 deri në ora 19, në pajtim me orarin e përgatitur nga ana e shkollës.