LAJMI I FUNDIT:

Refuzohet sërish padia e Naser Rafunës, me të cilën kërkoi të sistemohet në vendin e punës si mësimdhënës në UP

Refuzohet sërish padia e Naser Rafunës, me të cilën kërkoi të sistemohet në vendin e punës si mësimdhënës në UP

Gjykata Themelore në Prishtinë, edhe në rigjykim e ka refuzuar si të pabazë padinë e paditësit Naser Rafuna, me të cilën kishte kërkuar që të anulohet si i kundërligjshëm vendimi i Senatit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe të detyrohet që ta sistemojë në vendin e punës si mësimdhënës në Fakultetin e Arteve për lëndën Diksion.

Sipas aktgjykimit të marrë më 25 maj 2023, Gjykata ka vlerësuar se paditësi ka dështuar që të vërtetojë shkeljet ligjore gjatë marrjes së vendimit të të paditurës më 29 dhjetor 2014 në bazë të së cilit Senati i UP-së kishte vendosur që të mos e avancojë/zgjedh si mësimdhënës asnjërin nga kandidatët dhe që të rishpallet konkursi për lëndën Diksion sipas procedurave të rregullta ligjore.


Në aktgjykim, thuhet se sipas nenit 80 të Ligjit të Punës, Gjykata vetëm në rastet kur konstaton se ndërprerja e kontratës së punës nga ana e punëdhënësit është joligjore, atëherë mund të detyrojë të paditurën që ta rikthejë të punësuarin në vendin e tij të punës dhe të urdhërojë kompensimin e të gjitha pagave dhe përfitimeve tjera të humbura gjatë kohës së largimit të paligjshëm nga puna.

“Në rastin konkret nuk kemi të bëjmë me ndërprerje të marrëdhënies së punës andaj gjykata nuk mund ta detyrojë të paditurën që të themelojë marrëdhënie pune me paditësin me të gjitha të drejtat nga marrëdhënia e punës dhe t’i jap thirrjen Profesor/Asistent”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Sipas vlerësimit të Gjykatës, kërkesa e paditësit Rafuna që gjykata të detyrojë të paditurën që ta sistemojë të njëjtin në vendin e punës si mësimdhënës për lëndën Diksion është në kundërshtim me nenin 173 të Senatit të UP-së, pasi që gjykata nuk mund të obligojë të paditurën që paditësin ta emërojë si Profesor/Asistent, sepse një kompetencë të tillë e kanë vetëm bartësit arsimit të lartë.

Në vendim thuhet se pasi që Gjykata bëri vlerësimin e secilës provë veç e veç, erdhi në përfundim se në këtë çështje juridike-kontestimore duhet vendosur si në dispozitiv të këtij aktgjykimi.

Në aktgjykim, thuhet se lidhur me vendimin kontestues, Gjykata gjeti se i njëjti është marrë në përputhje me dispozitën e nenit 173 të Statutit të UP-së, raporton Betimi për Drejtësi.

Gjykata ka vlerësuar se vendimet e Senatit nuk kanë rol afirmativ, por kanë rol përfundimtar lidhur me emërimin e personelit akademik siç është përcaktuar në nenin 173 të Statutit të UP-së, andaj bazuar në këtë gjykata ka vlerësuar se vendimi i Senatit, i datës 29 dhjetor 2014 është i ligjshëm.

Ndryshe, paditësi Naser Rafuna përmes padisë së 7 marsit 2015, ka kërkuar nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakulteti i Arteve. që të anulohet vendimi i Senatit për moszgjedhjen e tij në pozitën Profesor/Asistent në lëndën Diksion.

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Magazina
Erjola krahason historinë e Romeos me Heidin, me Donaldin dhe Beatriksën, reagon ashpër Romeo

Erjola krahason historinë e Romeos me Heidin, me Donaldin dhe Beatriksën, reagon ashpër Romeo

Magazina
Paris Hilton del nudo dhe shfaq dekoltenë e saj, për kopertinën e revistës “Flaunt”

Paris Hilton del nudo dhe shfaq dekoltenë e saj, për kopertinën e revistës “Flaunt”

Magazina
Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Kalo në kategori