LAJMI I FUNDIT:

Reese Witherspoon finalizon divorcin me Jim Toth pas 12 vitesh martesë

Reese Witherspoon finalizon divorcin me  Jim Toth pas 12 vitesh martesë

Reese Witherspoon dhe Jim Toth janë divorcuar edhe zyrtarisht.

Vetëm katër muaj pasi aktorja e “Morning Show” paraqiti kërkesën për divorc, dyshja nënshkruan një marrëveshje për zgjidhjen e martesës të mërkurën, sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga TMZ.


Witherspoon, 47 vjeç, dhe ish-agjenti i CAA, 53 vjeç, kanë arritur gjithashtu një marrëveshje solide për kujdestarinë për djalin e tyre 10-vjeçar, Tennessee – megjithatë është e paqartë se çfarë nënkupton kjo.

Megjithëse detajet specifike të divorcit nuk u bënë publike, duket se ish-çifti nënshkroi një kontratë paramartesore në mars 2011.

Ylli i “Sweet Home Alabama” njoftoi në mars se ajo dhe Toth po divorcoheshin pas 12 vitesh martesë.

“Ne kemi disa lajme personale për të ndarë”, filloi Witherspoon në deklaratën zyrtare të çiftit.

“Me shumë kujdes dhe konsideratë kemi marrë vendimin e vështirë për t’u divorcuar”, shtoi aktorja.

Pavarësisht ndarjes së tyre, ajo vuri në dukje se dyshja “kanë shijuar kaq shumë vite të mrekullueshme së bashku dhe po ecin përpara me dashuri të thellë, mirësi dhe respekt të ndërsjellë për gjithçka që kemi krijuar së bashku”, tha tutje ajo.

Ditë më vonë, Witherspoon paraqiti zyrtarisht kërkesën për divorc, duke përmendur dallimet e papajtueshme si arsyen e ndarjes.

Burimet më vonë konfirmuan se ndarja e tyre ishte miqësore dhe se romanca mes çiftit thjesht kishte përfunduar.

“Nuk ka asnjë skandal apo dramë të madhe, vetëm dy njerëz që në thelb u bënë bashkë-prindër dhe nuk kanë më asnjë ndjenjë romantike për njëri-tjetrin”, tha një burim në atë kohë.

Megjithatë, me sa duket nuk iu desh shumë kohë që Toth të linte prapa martesën e tyre.

Agjenti i talenteve u pa në një pushim “padyshim romantik” në Costa Rica me një grua të paidentifikuar muajin e kaluar.

“Jim po qëndronte me një të dashurën e re në Sendero Nosara të Costa Rica”, tha një dëshmitar për People.

“Ata dukej se po qëndronin në një suitë dhe dukeshin vërtet të lumtur, thjesht duke u qetësuar dhe duke u zhytur në atë atmosferë. Ishte padyshim romantike”, shtuan burimet.

Sa për Rees, ky është divorcin i saj i dytë, ajo u nda nga Ryan Phillippe, me të cilin ishte e martuar nga viti 1999 deri në vitin 2008.

Witherspoon dhe Phillippe kanë dy fëmijë: vajzën Ava, 23 vjeç dhe djalin Deacon, 19 vjeç. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Magazina
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina

"Nuk ia kisha dëgjuar kurrë as emrin", Diola Dosti tregon se si nisi lidhjen me Erolld Belegun dhe nëse e kishte takuar më parë

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina

"Ai ishte shumë perfekt për mua", Kaka reagon pasi ish-gruaja tregoi arsyen e çuditshme që u nda nga ai

Magazina
Egla Ceno çon në nominim Romeon dhe Heidin - njëri prej tyre do të shkojë direkt në finale

Egla Ceno çon në nominim Romeon dhe Heidin - njëri prej tyre do të shkojë direkt në finale

Magazina
Kalo në kategori