LAJMI I FUNDIT:

Receta ‘Tortelli Mugellani’

Receta ‘Tortelli Mugellani’

Përbërësit për 3-4 persona

Përbërësit për pastën:
• 300 gr miell
• 3 vezë
• ½ lugë kafeje me kripë
Përbërësit për mbushjen e makaronave:
• 400 gr patate
• pak arrë moskat e grirë
• pak majdanoz i grirë hollë
• 2 thelpinj hudhre
• pak vaj ulliri
• 2 lugë djathë parmixhan i grirë


Përbërësit për salcën:
• 200 gr mish qengji pa kocka
• 1 qepë
• 1 karrotë
• 1 degë të vogël selinoje
• 200 gr domate të freskët
• pak kripë
• pak piper
• 2 lugë vaj ulliri
• 1 degëz rozmarine
• pak trumzë
• 1 gjethe dafine
• ½ gote verë të bardhë

Përbërësit për makarona të freskët:
• 300 gr miell
• 3 vezë
• ½ lugë kafeje me kripë

Sitim mirë miellin dhe e hedhim në tavolinën e punës duke e grumbulluar mirë. Bëjmë një rreth me miellin ku në mes thyejmë vezët një e nga një, (vezët duhet të jenë në temperaturë ambienti). Shtojmë sipër edh pak kripë. Me një pirun fillojmë të rrahim vezët me kujdes dhe duke marrë pak nga pak miell nga anët. Më pas fillojmë të ngjeshim brumin me dorë derisa të gjithë përbërësit të bashkohen mirë.
Nëse e shikoni që brumi është shumë I fortë mund të shtoni një lugë ujë të vakët dhe vazhdoni të ngjisheni brumin. Duhet të shohim qe masa të jetë homogjene.
Mbështjellim brumin e zënë me një qese kuzhine dhe e vendosim të pushojë në një vend të freskët ose në frigorifer. Duhet ta lëmë kështu përreth 1 orë.
Pasi ka pushuar brumi, e marrim dhe do të shohim që është më i butë dhe më elastik. Në dërrasën e punës hedhim pak miell dhe fillojmë të hapim brumin në fillim me dorë e më pas me okllai.
Fillojmë të bëjmë petën deri në trashësinë që duam e që zakonisht duhet të jetë rreth 0,5 mm. Nëse keni një makineri për hapjen e pastës aq më mirë, kështu nuk lodheni e kurseni edhe kohën.
Pasi kemi hapur petën mund të bëjmë llojet e makaronave që dëshirojmë.

Përgatitja

Si fillim përgatisim brumin për të bërë makaronat. Pasi e kemi bërë, e lemë brumin të pushojë. Ndërkohë vendosim patatet të ziejnë me lëkurë në një tenxhere me ujë e kripë.

Fillojmë e përgatisim edhe salcën. Presim mishin në copa shumë të vogla me thikë ose nëse keni makinë grirëse mund ta bëni metë. Në tigan hedhim pak vaj ulliri dhe grijmë hollë qepën. E kavërdisim pak e më pas shtojmë edhe karrotën dhe selinonë e grirë hollë. I kavërdisim për disa minuta me zjarr të ulët dhe pastaj shtojmë mishin. E trazojmë mirë dhe e lemë të kavërdiset me zjarr të fortë. Më pas e shuajmë me verë të bardhë dhe e lemë derisa të avullojë alkooli. Më pas ulim zjarrin dhe shtojmë domatet e grira. Hedhim erëzat, pak kripë e pak piper dhe mbulojmë tiganin me kapak. E lemë të piqet ngadalë dhe mund të shtojmë edhe ½ gote ujë ose lëng mishi që të vazhdojë zierja.

Përgatisim mbushjen e tortellit. Pasi patatet janë zier, i qërojmë dhe i shtypim me shtypëse. I hedhim në një enë qelqi. Ndërkohë në një tigan hedhim vaj ulliri dhe hudhrën. E nxehim derisa vaji të marrë aromën e shijen e hudhrës, por duhet të kemi kujdes që ajo të mos digjet. Heqim thelpinjtë e hudhrës nga vaji dhe hedhim vajin e aromatizuar në enën me patatet e shtypura. Shtojmë aty edhe majdanozin e grirë, djathin e grirë, pak arrë moskat dhe pak kripë. I trazojmë mirë derisa të përzihen të gjithë përbërësit. Mbushja është gati.

Marrim brumin dhe hapim petën ( Klikoni këtu për më tepër). Me anë të një thike ose një prerëse me dhëmbëza presim disa katrorë, mbi to vendosim nga pak mbushje ( rreth një lugë kafeje). Vendosim një katror paste tjetër mbi të dhe e mbyllim raviolin. Për ti ngjitur më mirë anët e pastës do ti lyejmë me furçë me pak ujë ose të bardhë veze. Duhet të kemi kujdes që brenda mos të ketë ajër pasi raviolit në këtë mënyrë do të çahen gjatë zierjes. Vazhdojmë kështu derisa të kemi mbaruar të gjithë mbushjen.

Më pas i hedhim me kujdes që të ziejnë në një tenxhere me ujë të kripur dhe pak vaj ulliri. Kur makaronat të mbërrijnë në sipërfaqe i kullojmë dhe i hedhim në tiganin me salcën e përgatitur. I përziejmë mirë dhe më pas i vendosim në pjatë dhe i shërbejmë. /Telegrafi/