LAJMI I FUNDIT:

‘Receta’ e Barcelonës për t’i regjistruar blerjet e reja – në klub besojnë që ata do të mund të luajnë në nisje të kampionatit

‘Receta’ e Barcelonës për t’i regjistruar blerjet e reja – në klub besojnë që ata do të mund të luajnë në nisje të kampionatit

Barcelona është në garë me kohën. Drejtuesit sportiv po bëjnë detyrat e tyre në mbylljen e transferimeve dhe lojtarët po vijnë një nga një – lojtarë fantastikë, por kjo nuk mjafton.

Nuk ka kuptim të sillni lojtarë si Robert Lewandowski dhe Raphina nëse nuk mund t’i fusni në lojë më vonë. Ka ende diçka për të zgjidhur që nuk do të jetë e lehtë: regjistrimi i blerjeve të rejave.


Në klub janë të bindur se do t’ia dalin. Jo vetëm kjo. Ata besojnë se të gjitha nënshkrimet do të regjistrohen dhe do të jenë të disponueshme për të luajtur në debutimin e skuadrës në kampionat më 15 gusht kundër Real Sociedad.

Te Barcelona shpjegojnë se cila është strategjia e tyre për ta arritur këtë gjë. Një ‘recetë’ që nga ana tjetër nuk ka shumë mistere: shisni, largoni dhe ulni pagat.

Fillimisht do të bisedohet me disa lojtarë që klubi mund t’i lirojë pa para, pasi nuk llogarit në ta, duke ulur faturën e pagave.

Te shitjet, Memphis Depay është i pari në listë, pasi Xavi nuk llogarit në të duke pasur parasysh numrin e sulmuesve në listën e pagave (dhjetë të tillë).

Ndryshe është situata me Frenkie de Jong. E vetmja mënyrë që ai të qëndrojë në skuadër është me ulje page. Nëse jo, largimi i tij është i pashmangshëm, këtë e synojnë nga klubi.

Falë shitjeve të famshme që i bëri klubi me të drejtat televizive dhe sektorit të marketingut, Barcelona mund të përfitojë. Me pak fjalë ata mund të riinvestojnë në transferime. Kjo nuk do të thotë se klubi nuk do të vazhdojë të ketë problem me pagat.

Vitin e kaluar ishin 12 lojtarë me pagë më të madhe se sa lejohej me humbjet që kishte klubi. Objektivi i drejtuesve të sportit është që brenda një viti të mos ketë në skuadër lojtarë me rroga të tilla. “Është e vetmja rrugë”, theksojnë ata.

Ekziston edhe njëfarë optimizmi për këtë temë. Ka lojtarë që tashmë kanë pranuar uljen e pagave për të qenë në përputhje me situatën e klubit. Shpresohet që ata që mbeten do të përfundojnë duke e pranuar ofertën. Nëse jo, do të duhet të gjejmë një rrugëdalje. Kjo është ‘Barça e re’. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Liga e Kampionëve

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
“Duhet ta bëjmë të ndodhë, tani është koha”, Reus me lot në sy flet për kalimin e Dortmundit në finale

“Duhet ta bëjmë të ndodhë, tani është koha”, Reus me lot në sy flet për kalimin e Dortmundit në finale

Liga e Kampionëve
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Kalo në kategori