LAJMI I FUNDIT:

Rebel Wilson konfirmon fejesën me partneren e saj, Ramona Agruma

Rebel Wilson konfirmon fejesën me partneren e saj, Ramona Agruma

Rebel Wilson dhe Ramona Agruma janë zyrtarisht të fejuara.

“Ne thamë Po”, shkroi ylli i “Pitch Perfect” në mbishkrimin e saj në Instagram duke njoftuar lajmin emocionues të dielën (19 shkurt).

“Faleminderit Tiffany and Co për unazën mahnitëse he Bob Iger dhe ekipin e jashtëzakonshëm në Disneyland për realizimin e kësaj surprize magjike!”, tha tutje ajo.

Foto: Rebel Wilson/Instagram

Wilsou ndau gjithashtu disa fotografi nga momenti intim përmes postimieve tw ndryshme në Instagram.

Një foto tregonte aktoren duke mbajtur kutinë me unazën në të, ndërsa një tjetër shfaqte atë dhe të fejuarën e saj duke festuar lajmin e lumtur në Disneyland pas propozimit.

Wilson – e cila nuk dha asnjë detaj të mëtejshëm në lidhje me kohën kur u bë propozimi – më parë hyri në Instagram në nëntor për të mohuar raportet se ajo dhe Agruma tashmë ishin fejuar.

Foto: Rebel Wilson/Instagram

“Faleminderit për urimet, por nuk jemi fejuar!”, shkroi ajo në atë kohë.

Pavarësisht lajmit të lumtur, Wilson së fundmi pranoi se familja e gruas së saj të ardhshme nuk e ka “pranuar” lidhjen e çiftit.

“E gjithë familja ime ka qenë e mahnitshme, por familja e Ramonës nuk ka qenë aq e pranueshme”, tha ajo në podcast “Life Uncut” javën e kaluar.

Foto: Rebel Wilson/Instagram

Wilson u tha prezantuesve Brittany Hockley dhe Laura Byrne se marrëdhënia ishte “më e vështirë” për Agruma sepse ajo “nuk është në sy të publikut”.

Rebel Wilson bëhet nënë për herë të parë
Lexo po ashtu Rebel Wilson bëhet nënë për herë të parë

“Është shumë e trishtueshme të shohësh se çfarë ndodhi me familjen e saj për këtë. Shpresojmë që njerëzit të ndryshojnë qëndrimin e tyre për gjërat”, tha ajo.

Foto: Backgrid

Çifti i sapo fejuar ushtuan nëpër botë së bashku pasi e bënë publike lidhjen e tyre. Ato bënë një tjetër hap të madh kur Wilson u bë nënë nëntorin e kaluar.

Aktorja mirëpriti fëmijën e saj të parë, një vajzë të quajtur Royce, nëpërmjet një nëne surrogate. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina

"Babi e ka thy televizorin", Buci flet për momentin viral në Big Brother - zbulon nëse flet me Santianën

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Kalo në kategori