LAJMI I FUNDIT:

Reali zmbraps ekipet e interesuara, Modricit i rritet paga vjetore

Reali zmbraps ekipet e interesuara, Modricit i rritet paga vjetore
Vizion për lojën, rikuperim të topit, dinamizëm, sens taktik dhe goditje të rrezikshme kur i jepet mundësia për t’u afruar te zona e rrezikshmërisë - Luka Modric reprezenton mesfushorin tipik që e kontrollon lojën e Realit. Foto: Marca

Luka Modric është një nga emrat që deri më tani i kanë munguar Real Madridit në turneun e Shteteve të Bashkuara.

Emri i lojtarit kohët e fundit është lakuar për një transferim te skuadra italiane e Interit.

Megjithatë, këto spekulime i hodhi poshtë presidenti i klubit madrilen duke thënë se “Modric nuk do të largohet nga Madridi për një euro më pak se 750 milionë euro të klauzolës”.

Modric dhe Kroos (Getty Images)

Edhe Julen Lopetegui, trajneri i Los Blancos llogaritë në shërbimet e mesfushorit që u bë së fundi nënkampion i Botës me Kroacinë.

Kjo ka bërë që zyrtarët e kampionëve të Evropës dhe Botës të ngritin rrogën e 32-vjeçarit për dy milionë euro.

Të gjitha lajmet rreth trasnferimeve më të fundit në Botë
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth trasnferimeve më të fundit në Botë

Modric në dy vitet e ardhshme, aq sa ka kontratë deri në verën e vitit 2020, do të paguhet 10 milionë euro, gjegjësisht 20 milionë për dy vjet.

Ndryshe, kroati deri më tani ka fituar të gjitha trofetë e mundshëm me Realin duke përfshirë Ligën e Kampionëve, La Ligën si dhe Copa del Rey dhe Kupën e Botës për Klube. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Portugalia merr një lajm të rëndë, top ylli lëndohet dhe nuk do të luajë në Euro 2024

Portugalia merr një lajm të rëndë, top ylli lëndohet dhe nuk do të luajë në Euro 2024

Përfaqësueset
Erling Haaland ka komentuar tre golat e shënuar ndaj Kosovës

Erling Haaland ka komentuar tre golat e shënuar ndaj Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Max Allegri menjëherë pasi u largua nga Juventusi, mund të emërohet te rivalët e tyre

Max Allegri menjëherë pasi u largua nga Juventusi, mund të emërohet te rivalët e tyre

Serie A
Erling Haaland me het-trik, Norvegjia dominoi Kosovën në Oslo

Erling Haaland me het-trik, Norvegjia dominoi Kosovën në Oslo

Përfaqësuesja e Kosovës
Man City planifikon ta aktivizojë klauzolën prej 100 milionë eurosh të top yllit brazilian

Man City planifikon ta aktivizojë klauzolën prej 100 milionë eurosh të top yllit brazilian

Premier League
Jose Mourinho pritet ta ketë një formacion të çmendur te Fenerbahce me gjashtë yje që mund t’i bashkohet

Jose Mourinho pritet ta ketë një formacion të çmendur te Fenerbahce me gjashtë yje që mund t’i bashkohet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori