LAJMI I FUNDIT:

Reali do t’ia vazhdojë kontratën Modricit vetëm për një vit, edhe pse ai dëshiron të pensionohet në Madrid

Reali do t’ia vazhdojë kontratën Modricit vetëm për një vit, edhe pse ai dëshiron të pensionohet në Madrid
(Foto: Instagram/lukamodric10)

Real Madridi planifikon t’i ofrojë Luka Modricit vazhdimin e kontratës vetëm për një vit, përkundër se kroati dëshiron të qëndrojë më gjatë në Santiago Bernabeu.

35-vjeçari ka qenë pjesë e rëndësishme e sukseseve të Los Blancos ndër vite dhe vazhdon të jetë në planet e Zinedine Zidane së paku edhe për një sezon tjetër.


Kontrata aktuale e mjeshtrit të mesfushës është valide deri në qershor 2021, ndërsa në librin e tij biografik ai ka thënë se mendon që mund të luajë edhe disa vite me fanellën e Los Blancos.

(Foto: Instagram/lukamodric10)

“Jam i sigurt se mund të luaj në nivel të lartë së paku edhe për dy vite, pastaj do të shohim. Do të doja ta përfundoj karrierën te Real Madridi, por kjo do të varet edhe nga klubi. Natyrisht, pastaj do ta bëj kursin për t’u bërë trajner”, është shprehur Modric.

Përkundër dëshirës së tij, Diario Sport raporton se mesfushorit do t’i zgjatet kontrata vetëm deri në verën e vitit 2022 për shkak të moshës që ka.

Modric iu bashkua Realit në vitin 2012 nga Tottenham Hotspur duke arritur të fitojë dy tituj të La Ligas, katër trofe të Ligës së Kampionëve, tri Superkupa të UEFA-s, tri Kupa të Botës për Klube, tri Superkupa të Spanjës dhe një Kupë të Mbretit, ndërsa individualisht e ka fituar Topin e Artë në vitin 2018. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

La Liga
Nedim Bajrami mund të luajë në Ligën e Kampionëve, e do klubi italian

Nedim Bajrami mund të luajë në Ligën e Kampionëve, e do klubi italian

Serie A
Kalo në kategori