LAJMI I FUNDIT:

Reali po mendon një transferim shokues të Bonuccit

Reali po mendon një transferim shokues të Bonuccit
during the Serie A match between SSC Napoli and AC Milan at Stadio San Paolo on November 18, 2017 in Naples, Italy.

Real Madridi thuhet se po peshon një lëvizje sensacionale për mbrojtësin italian  të Milanit, Leonardo Bonucci, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Bonucci është transferuar në verë nga Juventusi te Milani, por ka dështuar të tregojë formë të lartë te Rossonerët, duke bërë edhe shumë gabime.


Megjithatë, skuadrat e interesime për të vazhdojnë të jenë të shumta, me gjigantin spanjoll, Real Madridin, që i është bashkuar garës  për shërbimet e tij.

Austria Vienna në epërsi ndaj Milanit pas gafës fëmijërore të Bonuccit (Video)
Lexo po ashtu Austria Vienna në epërsi ndaj Milanit pas gafës fëmijërore të Bonuccit (Video)

Sipas mediumit Fichajes.net, që citon një raport të mediumit tjetër OKDiario, “situata delikate sportive e Milanit” e bën të mundur që Bonucci të mirëpresë një transferim tjetër.

Bonucci ka dështuar të tregojë vlerat e tij deri më tani te Milani

Ky medium thekson gjithashtu se mbrojtësi italian do të bëjë gjithçka të mundshme për të detyruar largimin e tij nga klubi, në rast se Madridi e telefonon.

Faqet e internetit shpjegon se Los Blancos janë të intriguar nga eksperienca e tij e madhe, “aftësia fizike dhe teknike”, e drejta për të luajtur në Ligën e Kampionëve dhe mungesa në Kupën e Botës, e cila do t’i lejonte ata të shtrydhin maksimumin prej tij në fund të sezonit.

Formacioni më i shtrenjtë i lojtarëve që mbetën jashtë botërorit, 543 milionë euro mungojnë në ‘Rusia 2018’ (Foto)
Lexo po ashtu Formacioni më i shtrenjtë i lojtarëve që mbetën jashtë botërorit, 543 milionë euro mungojnë në ‘Rusia 2018’ (Foto)

Megjithatë, pavarësisht dyshimeve në lidhje me pronësinë e Milanit, ata paralajmërojnë që transferimi i tij në Santiago Brnabeu nuk është i thjeshtë apo i lirë.

Kjo pasi kuqezinjtë nuk do ta konsiderojnë shitjen e tij për më pak se 40 milionë euro që kanë paguar te Juventusi verën e kaluar. /Telegrafi/