LAJMI I FUNDIT:

Reali përgatit ofertë të ‘çmendur’ për Haaland, i ofron 90 milionë euro Dortmundit dhe një futbollist

Reali përgatit ofertë të ‘çmendur’ për Haaland, i ofron 90 milionë euro Dortmundit dhe një futbollist

Erling Haaland mund të largohet nga Borussia Dortmundi gjatë afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi norvegjez është një nga lojtarët më të kërkuar në Evropë, me klubet e mëdha që po ‘çmenden’ për ta pasur në radhët e veta.


Real Madridi mbetet skuadra favorite për të siguruar shërbimet e Haaland, me Los Blancos që janë në kërkim të një sulmuesi.

Sipas asaj që ka raportuar mediumi spanjoll ‘ABC.es’, Real Madridi ka përgatitur një ofertë të lartë për yllin norvegjez.

‘Mbretërit’ janë të gatshëm të ofrojnë te Dortmundi 90 milionë euro për lojtarin, plus një futbollist.

Kampioni në fuqi i Spanjës përveç 90 milionëve, do t’i lejoj Dortmundit të zgjedh njërin mes sulmuesve Luka Jovic ose Mariano Diaz.

Dortmund mund të kënaqet nga kjo ofertë, pasi nga vera e vitit 2022 aktivizohet klauzola e Haaland që e lejon largimin e tij nga BVB për 70 milionë euro.

Kjo është oferta më e lartë deri më tani, duke marrë parasysh që të dy sulmuesit e Realit kanë një vlerë mbi 30 milionë.

Chelsea, Manchester City, Manchester United, Paris Saint Germain e Barcelona gjithashtu janë në garë për sulmuesin.

20-vjeçari këtë edicion në 23 ndeshje zyrtare ka realizuar 23 gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Bundesliga
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori