Reali me objektiva të qarta në transferime: Një mbrojtës dhe anësor, dy mesfushorë dhe një qendër sulmues

Të folurit për lojtarët që do të mund të transferohen dhe të largohen prej madrilenëve, nuk është edhe aq lehtë sa që mendohet.
Kontratat me shumë vite, pengojnë disa prej operacioneve të mundshme. Lojtarët si Marcos Asensio, Odriozola, Toni Kroos apo Raphael Varane janë të rikuperueshëm ose të paktën ata mendojnë për zonën fisnike të Santiago Bernabeut.
Me të tjerët si Isco ose Gareth Bale kanë shumë dyshime, ku thuhet se do të largohen gjatë verës, shkruan Marca.

Nga klubi flasim për qetësi dhe analizim lojtar për lojtar, çfarë kanë bërë dhe çfarë mund të kontribuojnë ende.
Baza do të vazhdojë të jetë inkorporonimi i lojtarëve të rinj, por ndoshta jo aq sa Vinicius, Rodrygo dhe të tjerët.
Menaxhemnti ka gjetur se skuadrës i nevojitet një tjetër mbrojtës qendre, një anësor, dy mesfushorë (një për të ndihmuar Modricin) dhe një qendër sulmues, diçka që Realit i ka munguar veitet e fundit.
Ndryshe, Reali thuhet se po kërkon shërbimet e Christian Eriksenit (Tottenham Hotspurs), Mauro Icardit (Inter), Kylian Mbappe e Neymar (PSG) e disa lojtarëve të tjerë. /Telegrafi/

















































