Real Madridi është kthyer nga disavantazhi prej dy golash për ta mposhtur Villarrealin (3-2) në Estadio de la Ceramica dhe për t’u kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Mbretit.
Vendasit e zhbllokuan rezultatin që në minutën e katërt me golin e Etienne Capoue, i cili u asistua nga Gerard Moreno.
Në fund të fraksionit të parë, Samuel Chukwueze e dyfishoi epërsinë dhe me rezultat prej 2-0 për Nëndetësen e Verdhë skuadrat shkuan në pushim.
(Foto: Twitter/Villarreal CF)
Los Blancos u rikthyen në gjysmën e dytë. Vinicius Junior e ngushtoi rezultatin pas asistimit nga Dani Ceballos (53’).
Ndërsa Eder Militao ishte në vendin e duhur në kohën e duhur për t’i barazuar shifrat pas një topi të kthyer (69’).
Dhe për ta përmbysur rezultatin u kujdes Daniel Ceballos (86’) për ta realizuar golin e fitores dhe kualifikimin e Real Madridit në çerekfinale të Copa del Rey. /Telegrafi/
What a goal Etienne Capoue! Incredible goal by Villarreal vs Real Madrid from a throw in. #VillarrealRealMadrid pic.twitter.com/8lpcnyZIrc
— Reyi (@Reinaldodcg9) January 19, 2023
GOAL | VILLARREAL 2-0 MADRID
⚽ Samuel Chukwueze#VILRMD #COPADELREYpic.twitter.com/Jcm2tyOYGU
— FOOTY HUB (@Footyhub01) January 19, 2023
GOAL | VILLARREAL 2-1 MADRID
⚽ Vinicius Junior #VILRMD #COPADELREYpic.twitter.com/QnkUj5maYo
— FOOTY HUB (@Footyhub01) January 19, 2023
Eder Militao's goal
what a comeback! 🫡pic.twitter.com/2pkwdsv0Hw
— Eddy (@MadridistasEddy) January 19, 2023
Villarreal 2 – [3] Real Madrid
— zack💚 FAST GOALS (@GoalsZack) January 19, 2023