LAJMI I FUNDIT:

Reali kontakton menaxherin e De Ligt

Reali kontakton menaxherin e De Ligt
Matthijs de Ligt (Foto by Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Real Madridi është bashkuar me garën për nënshkrimin e mbrojtësit të Ajaxit, Matthijs de Ligt.

PSG është favorit kryesor për shërbimet e holandezit pasi lojtarit i ka bërë një ofertë në vlerë prej 220 mijë eurove si pagë javore.


Reprezentuesi i Holandës thuhet se e ka refuzuar ofertën e Barcelonës, por nuk e ka përjashtuar si opsion.

Real është në kontakt me përfaqësuesit ligjor të lojtarit dhe po kërkojnë informacione nëse 18-vjeçari dëshiron të largohet në ndonjë klub tjetër jashtë Amsterdamit.

Për momentin, gjithçka është në lojë, ku Juventusi ka kontaktuar me agjentin e De Ligt, Mino Raiolan.

Ndryshe, futbollisti deri më tani ka pasur 77 paraqitje për Ajaxin dhe ka realizuar tetë gola në të gjitha garat. /Telegrafi/